PDK paralajmëron ankimimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 12 February 2022
Partia Demokratike e Kosovës(PDK) po e quan Qeverinë Kurti të heshtur dhe inegzistente karshi ngritjes së çmimeve enorme për produktet ushqimore, të rrymës dhe naftës në vend.
Kryetari i komisionit për ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala po fajëson qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për mosfunksionalizimin e Autoritetit të Konkurrencës, tash e më shumë se shtatë muaj.
Deputeti Shala në një intervistë për KosovaPress, thotë se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga ZRrE-ja mbetet i papranueshëm, dhe siç thekson ai do të koordinohen së bashku me partitë opozitare për apelimin e vendimit në gjykatat kompetente.
Madje, ai tha se ky vendim përveç që është në dëm të ekonomive familjare, është diskriminues dhe nuk përfshinë të gjithë territorin e vendit.
“Vendimi për ne ka qenë dhe mbetet i papranueshëm, ne në ditët në vijim do të bëjmë çka është e mundur në mënyrë ligjore dhe demokratike ta hedhim poshtë, sepse vendimi përveç që është diskriminues bën pa barazinë mes qytetarëve. Bën edhe shkelje të tjera, sepse ndan Kosovën jashtë asaj që është kompetencë e saj. ZRRE me vendimin e saj e len një pjesë të territorit pa përfshirë dhe në këtë relacion jemi shumë kundër… Në ditët në vijim do të shihni veprimet të cilat do të jenë të koordinuara me opozitën, por që presim edhe në ditët e ardhshme reagimet institucionale e pse jo edhe të veprimeve ligjore, duke e ankimuar vendimin e ZRRE-së”, u shpreh Shala.
Deputeti Shala tutje ka thënë se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të parandaluar shtrenjtimin e produkteve.
Sipas tij, qeveria duke mos emëruar bordin e ri të Autoritetit të Konkurrencës, ka lënë hapur mundësinë edhe të shkeljeve dhe të keqpërdorimeve në tregun e përgjithshëm.
“Ajo që është ende më e dhimbshme, qeveria ka lënë hapur mundësinë edhe të shkeljeve dhe të keqpërdorimeve në tregun e përgjithshëm. Kështu sot e shtatë muaj vendi nuk e ka bordin e Autoritetit të Konkurrencës të kompletuar. Pra, kur i duhet vendit më shumë në një situatë pandemie, kur tregu i farmaceutikës është jashtë kontrollit, sepse nuk ka autoritet që e kontrollon. Në anë tjetër kemi një inflacion të shkallës jashtëzakonisht të lartë dhe në përsëri nuk kemi Autoritetin e konkurrencës që do të menaxhoj dhe të kontrollojë tregun. Kemi inflacion në të gjithë sektorët ekonomik dhe sot qeveria për shtatë muaj rresht nuk arrin ta vendos dhe ta bën funksional Autoritetin e Konkurrencës që ta monitorojë, menaxhojë dhe kontrollojë këtë rritje të paparë ndonjë herë në dekadën e fundit”, deklaron ai.
Deputeti Shala ka folur edhe për çmimet e larta të naftës, dhe për paralajmërimet se ky trend i rritjes do të vazhdojë në ditët në vazhdim.
Për këtë ai tha se po mungon dora e shtetit për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregut të naftës.
“Përkundër orvatjeve për t’u fshehur pas krizave të mëdha globale, megjithatë institucionet dhe mekanizmat shtetëror duhet të funksionojnë…(03’45) Sa janë rezervat e shtetit? Ku është dora e qeverisë në këtë relacion. A kemi rezerva vërtet të naftës, kur duhen dhe si duhet të përdoren ato? A mund ta parandalojmë inflacionin dhe rritjen e çmimit të naftës? Pra, qeveria është pothuajse e heshtur, inegzistente, edhe para ngritjes së çmimit të naftës, edhe para ngritjes së çmimit të energjisë dhe para situatës pandemike”, thotë ai.
Ndryshe, vendimi për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike ka hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe pritet të aplikohet deri më 31 mars 2023.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...