Lajme

PDK: Pa e dëgjuar qëndrimin e Kurtit, përmbahemi nga votimi i Projektkodit Civil

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 16 March 2022

Në seancën e Kuvendit po diskutohet për Projektkodin Civil, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë.

Përmes këtij projekttkodi u hapet rrugë edhe martesave mes së njëjtës gjini, kapitull ky që ngjalli reagime të shumta.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë pas Kushtetutës së Kosovë së Kosovës, Kodi Civil është dokumenti më i rëndësishëm legjislativ që vjen për votim në Kuvend.

-Advertisement-

Ai ka kërkuar qëndrimin edhe të kryeministrit në lidhje me këtë temë, ndryshe Tahiri ka thënë se pa prezencën e kryeministrit dhe deklarimin e tij, PDK përmbahet nga votimi.

“Pas Kushtetutës, Kodi Civil është dokumenti ma i rëndësishëm legjislativ që vjen me u votu në Kuvend.

Pa prezencën e kryeministrit dhe deklarimin e tij ne përmbahemi nga votimi dhe shpresojmë që ai do të vijë në këtë seancë plenare”, u shpreh ai.

Qëndrim nga Qeveria kërkoi po ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kundër këtij versioni të Kodit Civil ka dalë edhe AAK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera