Lajme

PDK: Nuk votojmë asnjë ligj në Kuvend, vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 10 July 2023

Kryesia e Kuvendi ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në rend dite ishin një varg pikash nga seancat e kaluara, që nuk janë votuar në mungesë të kuorumit.

Kjo mbledhje u bojkotua nga dy nënkryetarët ai i PDK-së dhe LDK-së. I pranishëm në mbledhje ishte vetëm shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se si subjekt politik nuk do të votojnë asnjë ligj, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare

-Advertisement-

“As një ditë të vetme nuk e meriton që ky Kuvend të mblidhet. PDK kërkon shpërbërjen e këtij Kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Si mund të vazhdohet tutje kur kjo Qeveria si pasojë e veprimeve të saja e ka pruar Kosovën në sanksione të ndryshme nga SHBA dhe BE. Ky parlament, kjo qeveri nuk është kredibile më dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme’, tha ai.

Kujtojmë se sesioni pranveror vazhdon punën deri në fund të korrikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera