Lajme

PDK nga partia e parë, del e dyta në Lipjan, ja sa vota kishte Shukri Buja

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 13 June 2017

PDK-ja ka humbur edhe Lipjanin, që dikur e kishte bastion të padiskutueshëm.

Shukri Buja që ishte deputet i PDK-së nga Lipjani kishte marr 8 mijë e 224 vota nga 8 mijë e 798 sa i kishte gjithsej kjo parti.

Tash PDK-ja është e dyta në këtë komunë, pavarësisht që është bashkë me AAK-në e NISMA-n.

-Advertisement-

Të tria këto parti dhe disa parti të vogla nuk e kanë arritur rezultatin Shukri Bujës, që nuk ishte pjesë e listës së PDK-së në këto zgjedhje, shkruan lajmi.net.

7 mijë e 774 vota ose 32 për qind ka marr koalicioni PDK-AAK-NISMA në zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti në Lipjan.

Ndërsa partia e parë ka dalë koalicioni LDK-AKR me 9 mijë e 159 ose 37.90 për qind.

Për t’ia lënë vendin e tretë VV-së me 5 mijë e 529 vota ose 22.88 për qind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera