Lajme

PDK nesër prezanton “Qeverinë në Hije”, ky do të jetë “Kryeministri”

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 11 May 2022

Partia Demokratike e Kosovës nesër do të prezantoj programin e “Qeverisë në Hije”.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi në një intervistë në Context, në ATV.

“Plani i Qeverisjes së Mirë ka një udhëheqës, ka disa ndihmës që luajnë rolin e zv. kryeministrit, ka një format të departamenteve që tregojnë se si do të duket një qeverie në të ardhmen e PDK-së”, ka thënë Gjoshi.

-Advertisement-

“Këtë qeveri do ta udhëheq Memli Krasniqi derisa departamentet do të udhëhiqen prej ekspertëve të fushës”, tha ndër tjerash ai.

Kujtojmë që një plan të tillë PDK e pati organizuar edhe para pavarësisë në kohën kur ishte opozitë e LDK-së së Ibrahim Rugovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera