Lajme

PDK: Nëse Kadri Veseli nuk bëhet kryetar i Kuvendit, ne do të..

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 29 July 2017

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Republikës.

Ndonëse disa ekspert juridik kanë deklaruar se kryeparlamentari ka afate tri herë, ndryshe thonë në PDK.

Anëtari i kryesisë, njëherësh ministri në detyrë, Blerand Stavileci tregon se zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit më se miri është t’i referohemi vendimit te Gjykatës Kushtetuese me 2014, pasi aty, sipas tij, sqarohet kjo çështje.

-Advertisement-

“Sipas aktgjykimit, koalicioni me i madh e ka ekskluzivitetin e kandidimit te kryeparlamentarit pafundesisht, derisa te zgjedhet kryetari”, është shprehur ai.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka caktuar datën 3 gusht për mbajtjen e seancës konstituive. Derisa sipas ligjeve në fuqi grupi më i madh parlamentar, PAN, ka autorizimin për të propozuar kandidati për kryetar të Kuvendit. /Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera