PDK në Prizren me pako emergjente ekonomike, i kërkon VV-së dhe partive tjera ta votojnë
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 28 September 2020
Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, me qëllim të menaxhimit më të mirë të situatës me pandeminë në këtë komunë, ka dalë me propozim konrekt që në buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, të planifikohet një pako ekonomike emergjente në shumë prej 5 milionë euro.
Përmes kësaj pako, PDK kërkon që të ndihmohen të vetëpunësuarit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe biznesin në përgjithësi, të cilët janë dëmtuar nga efektet negative të pandemisë të shkaktuara nga Virusi Covid-19, në Komunën e Prizrenit.
Komuna e Prizrenit ka pasur probleme të shumta menaxheriale gjatë pandemisë, ku grupe të ndryshme të qytetarëve, vecanërisht ata të sektorit privat, kanë mbetur pa kurrfarë përkrahje ekonomike.
Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka propozuar tetë pika përmes së cilave grupet më të goditura gjatë këtyre muajve do të ndihmoheshin jashtëzakonisht shumë me këtë fond.
Fondet e propozuara në pakon ekonomike emergjente janë:
- 400.000 € nga pozicioni i subvencioneve, për biznesin e sektorit privat, të cilat do të ndahen në formë të grandeve, ku do të mbulohen shpenzimet operative për bizneset që kanë pasur probleme rreth funksionimit të rregullt gjatë pandemisë (mbulimi i shpenzimeve operative: qiratë, pagesat për punetorët etj.
- 500.000 € nga pozicioni i kapitaleve për ta ndihmuar sektorin e prodhimtarisë me pajisje teknike me qëllim të funksionimit normal të tyre.
- 300.000 € nga pozicioni i subvencioneve për sektorin e bujqësisë, të cilat do të ndahen në formë të grandeve për fermerët e komunës së Prizrenit.
- 500.000 € nga pozicioni i kapitaleve për t’i ndihmuar fermerët e komunës së Prizrenit me pajisje teknike për zhvillimin e bujqësisë dhe funksionimin e këtij sektori.
- 1 milion € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve për pako ushqimore dhe higjienike për familjet të cilat nuk kanë asnjë të punësuar, për familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, për 6 muajt e parë të vitit 2021.
- 1 milion € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve për t’i furnizuar objektet e mjekësisë familjare me barna dhe pajisje të nevojshme për stafin shëndetësor, si dhe përmes ketij fondi të sigurohen 1 milion maska dhe pako higjienike për nxënësit dhe personelin arsimor në shkolla, por edhe për qytetarët e komunës së Prizrenit.
- 550.000 € për ta perkrahur kulturën, rininë dhe sportin; ansamblet kulturore, teatrot, organizatat kulturore, skenën e pavarur të kulturës, klubet sportive, me theks të veçantë KF ‘Liria’ dhe KB ‘Bashkimi’, si dhe organizatat dhe keshillat e të rinjve të Komunës së Prizrenit. Nga ky fond, 250.000 euro ndahen nga pozicioni i subvencioneve për ndihmë direkte me mjete financiare, kurse 300.000 euro nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve, të cilat do të përdorën për rekuizita sportive, kulturore e rinore.
- 750.000 € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve, për t’i furnizuar me pako higjienike dhe material për ngrohje gjatë dimrit për institucionet dhe shoqatat që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuara, si dhe familjet që janë me asistencë sociale, pra familjet me kushte të rënda ekonomike.
Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, kërkon nga kryetari i komunës dhe kryesuesi i kuvendit të komunës, që këtë pako ekonomike emergjente ta propozojnë për miratim në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, me datë 30 shtator 2020.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...