PDK miraton Deklaratë Politike në Këshillin Drejtues: Kërkon drejtësi për çlirimtarët, siguri për Kosovën dhe mobilizim për fitore
Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 08 December 2024
Parita Demokratike e Kosovës, sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues ka miratuar edhe një Deklaratë Politike me pesë pika.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Përmes kësaj deklarate, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se gjatë katër viteve të fundit, Kosova ka pasur një qeveri të cilën e definojnë stagnimi, mundësitë e humbura dhe dështimi për të përmbushur reformat e rëndësishme.
PDK, njëjtë sikur qytetarët e Kosovës, beson se Kosova mundet ma mirë.
“Me kandidatin, programin dhe ekipin më të mirë të kandidatëve për deputetë, PDK-ja angazhohet për fitore më 9 shkurt. PDK qëndron e bashkuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë”, thuhet në Deklaratën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Lexoni Deklaratën e plotë:
Partia Demokratike e Kosovës, përmes kësaj Deklarate Politike, rikonfirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj parimeve të demokracisë, drejtësisë, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe qeverisjes së mirë. Bazuar në zhvillimet e fundit në vend, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës miraton deklaratën e mëposhtme:
1.Shqetësimet për Hagën: PDK shpreh shqetësimet e saj lidhur me zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ne kërkojmë drejtësi dhe paanshmëri ndaj procedurave gjyqësore, dhe një qasje me standarde evropiane, e cila garanton të drejtat themelore të secilit individ. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje të vërteës së luftës çlirimtare të popullit tonë, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e sakrificës së shenjtë për liri.
2. Drejtësi për Kosovën: PDK i ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në vend. Kërkojmë hetim të plotë, përgjegjësi dhe dënim të kriminelëve të cilët kryen sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike dhe institucioneve në Kosovë. PDK i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagoj me vendosmëri kundër veprimeve armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës dhe në dëm të stabilitetit rajonal.
3. Siguri Kombëtare dhe Integrim: Për Partinë Demokratike të Kosovës, fuqizimi i sigurisë kombëtare të Kosovës mbetet prioritet. PDK thekson nevojën për të mbrojtur sovranitetin shtetëror dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së. Krahas ofrimit të sigurisë për vendin dhe qytetarët, Kosova duhet të intesifikoj koordinimin me aleatët e saj në rrugën e integrimit euro-atlantik. Ky është i vetmi drejtim dhe qëllim politik i Kosovës.
4. Kosova mundet ma mirë: Gjatë katër viteve të fundit, Kosova ka pasur një qeveri të cilën e definojnë stagnimi, mundësitë e humbura dhe dështimi për të përmbushur reformat e rëndësishme. Mungesa e përparimit në zhvillim ekonomik, shëndetësi, arsim, diplomaci dhe në fusha të tjera, i ka lënë qytetarët tanë të frustruar dhe vendin tonë pa e përmbushur potencialin e plotë. Njëjtë sikur qytetarët e Kosovës, ne besojmë se Kosova mundet ma mirë. Me lidership vizionar, qeverisje profesionale dhe një program të qartë për zhvillim, Kosova mund të përballoj me sukses sfidat e sotme dhe të nisë ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. Ky është misioni i PDK-së.
5. Mobilizimi zgjedhor për fitore: PDK është plotësisht e mobilizuar për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës është e inkurajuar nga mbështetja e madhe e qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit, për kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën. Me kandidatin, programin dhe ekipin më të mirë të kandidatëve për deputetë, PDK-ja angazhohet për fitore më 9 shkurt. PDK qëndron e bashkuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë.
Të tjera
-
“Espresso me Bedri Hamzën”: Hamza i tregon një mësimdhënëseje se do t’i rritet paga për 50%
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, sot...
-
Policia e Kosovës bastisë një objekt të uzurpuar nga institucionet paralele të Serbisë
Policia e Kosovës ka bastisur mëngjesin e sotë, objektet në të cilat po vepro...
-
Hykmete Bajrami i reagon Hekuran Muratit: Kushdo që flet për rritje duke e përjashtuar inflacionin thotë të pavërteta
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e...
-
KOSTT njofton se një pjesë e Prishtinës s’do të ketë rrymë tri orë
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Policia jep detaje për aksidentin në mes një kamioni e tre veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet sot ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Haradinaj: Kjo qeveria e territ, kurrë asgjë nuk qiti në dritë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të...
-
Dakaj ironizon: Kjo qeveri i ka subvencionu qytetarët me klima, sot del ju thotë me kursy rrymën
Gazetari, Shkelzen Dakaj ka komentuar reduktimet e shumta me energji elektrik...
-
Aksident zinxhiror në qendër të Prishtinës, përfshihen një kamion dhe 3 vetura
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Kuti i bën sërish thirrje mërgatës për regjistrim: Katër minuta të kohës suaj, katër vjet vendimtare për Kosovën
Përmes një video të publikuar në Facebook, nga vetura, Kryeministri Albin Kur...
-
Asamblisti ferizajas: Vëllai erdhi për festa, u detyrua për shkak të reduktimeve të kthehej në Gjermani
Asamblisti nga radhët e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli thotë se ...
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...