PDK miraton Deklaratë në Këshillin Drejtues: Marrëveshja është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj
Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 17 March 2023
Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues të saj, në të cilën është diskutuar për situatën e fundit politike në vend dhe propozimin evropian, të pranuar tashmë nga Kryeministri Kurti.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i informoi anëtarët e Këshillit Drejtues për takimet dhe diskutimet e shumta të ditëve të fundit me akterë vendorë dhe ndërkombëtarë – në të cilat është diskutuar për aktualitetin politik.
Në fjalën e tij, duke diskutuar për propozimin evropian, Kryetari Krasniqi tha se kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk realizon qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Nga një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë në qendër, sot, fatkeqësisht, Kryeministri Kurti i ka sjellë vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha Kryetari Krasniqi.
Më tej, Kryetari Krasniqi tha se vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqëndruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës
Këshilli Drejtues miratoi, pa asnjë votë kundër, deklaratën e propozuar nga Kryetari Memli Krasniqi – në raport me situatën aktuale politike dhe marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Deklarata e plotë e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës:
- Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka inkurajuar edhe Qeverinë aktuale që të angazhohet seriozisht në këtë proces, me qëllim të arritjes së qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës, për të cilat është punuar për shumë vite me radhë.
- Marrëveshja e propozuar aktualisht dhe e pranuar tashmë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
- Partia Demokratike e Kosovës beson se vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqëndruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.
- Më tutje, ne besojmë se marrëveshja duhet të ruaj karakterin unitar të shtetit tonë, brenda rregullimit aktual kushtetues, si dhe të krijojë mundësitë reale për njohjen formale të shtetësisë së Kosovës nga ana e pesë shteteve mosnjohëse të BE-së, nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO, fillimisht përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe”, si dhe marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, pa u larguar nga respektimi i marrëveshjeve të arritura më parë.
- Situata aktuale është pasojë e qasjes së papërgjegjshme të Kryeministrit Albin Kurti dhe gabimeve të njëpasnjëshme në procesin e dialogut dhe në raport me partnerët ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
- Partia Demokratike e Kosovës, si parti shtetformuese, gjithmonë e ka vendosur dhe do ta vendosë interesin shtetëror para interesit partiak.
- Ne do të vazhdojmë komunikimin dhe koordinimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, për të shtyrë përpara aspiratën tonë të përbashkët për një shtet të konsoliduar në arenën ndërkombëtare dhe të integruar në familjen euro-atlantike.
Të tjera
-
Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani
Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësua...
-
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votime...
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...