Lajme

PDK kundër shtrenjtimit të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 18 January 2022

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot ka një konferencë për media, ku ka shprehur shqetësimin lidhur me propozimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Antari i kryesisë së kësaj partie, Blerand Stavileci, tha se qeveria po instalon pabarazi dhe diskriminim dhe me vetëdije të plotë po e kthen vendin tek subvencionimi i tarifave dhe te reduktimet.

Ai po ashtu ka theksuar se është tërësisht e padrejtë dhe thellësisht diskriminuese që 30% e konsumatorëve të bartin koston shpenzimit të 70% të konsumatorëve të tjerë.

-Advertisement-

“Kjo pritet të jetë rritja më madhe e çmimit të energjisë elektrike në historinë e vendit dhe PDK e kundërshton fuqimisht këtë veprim”, thuhet në një njoftim të bërë për media nga kjo parti.

Stavileci tha se një rritje e tillë do të rëndoj mirëqenien sociale të qytetarëve.

“Kjo rritje do të rëndojë edhe më shumë mirëqenien sociale të qytetarëve dhe pabarazinë sociale, veçanërisht në kohën kur edhe ashtu të gjitha çmimet e produkteve primare të konsumit janë rritur dhe kjo rritje do të vazhdojë me efekte zingjirore edhe më të mëdha”, ka thënë anëtari i PDK-së.

Gjithashtu, ai tha se pas pak më shumë se një dekade shtet, Qeveria po na kthen me vetëdije të plotë tek subvencionimi i tarifave dhe te reduktimet.

“Qeveria po instalon pabarazi dhe diskriminim. Sipas planeve të paralajmëruara Qeveria ka premtuar subvencionim të sektorit për periudhën e ardhshme me rreth 75 milionë euro, por nga ana e saj nuk kemi asnjë informacion se cili do të jetë burimi i këtyre mjeteve, pasi që nuk kemi pozicion të tillë të paraparë me buxhetin e vitit 2022, edhe pse periudha në të cilën është draftuar dhe miratuar buxheti ka qenë periudhë e krizës së filluar dhe të paralajmëruar energjetike nga të gjitha qarqet”, ka thënë Stavileci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera