Lajme

PDK kundër rezolutës qe ndal Hashim Thaqin

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 01 November 2018

Pas konsulumit të grupeve parlamentare shefi i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me opozitën , shkruan Gazeta inFokus.

“E them me keqardhje që nuk pas vullnet për dakordim, insistimi që të ketë vetëm një pjesë të rezolutës na pamundësoj nga situata q ishim edhe dje. Ne ishim të paqartë se cilat pika do të dalin nga debati”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë gjithashtu se kanë marrë pjesë edhe në seancën e djeshme për të bërë konsensus.

-Advertisement-

“Ne erdhëm në seancën e jashtëzakonshme të opozitës jo për tu dorëzuar por për të hapur një mundësi për konsensus. Por nuk ka konsensus, jemi në një situatë të lojës politike”, ka thënë ai.

Ndërsa Krasniqit ka bërë të ditur gjithashtu se nuk do të marrin pjesë në votim.

“Ne nuk do të marrin pjesë fare në votim sepse ky kurth i padrejtë në të cilin po mendon propozuesi ta fus koalicionin”, ka përfunduar Krasniqi./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Seanca ndërpritet pa nisur mirë, mblidhen shefat e grupeve parlamentare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera