Lajme

PDK kërkon shkarkimin e ministres Hajdari

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 15 October 2022

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti ta shkarkojë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, në një konferencë për media të shtunën përmendi disa sic tha, skandale të ministres Hajdari.

“Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka dhënë përgjegjësi të mjaftueshme për rezervat në grurë që në konsiderojmë se kemi një manipulim të madh. Pastaj, skandali ku një ministre godet me veturë një fëmijë dhe deklarohet e pafajshme. Dhe një ministre e papërgjegjshme që e promovon Kosovën si vend ku kanë lindur manastiret ortodokse serbe”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera