PDK kërkon përgjigje nga Kurti, Konjufca e Haxhiu për humbjen dhe gjetjen e mostrave të Astrit Deharit: Prokuroria të vë para drejtësisë përgjegjësit

Autori: Gazeta inFokus
14:05 | 07 April 2024
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot, përmes një konference për media, u ka parashtruar disa pyetje publike kryeminsitrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Haxhiu – në lidhje me humbjen dhe gjetjen e mostrave të Astrit Deharit.
Tahiri ka ftuar edhe Prokurorinë Speciale të ndërmarrë veprimet e menjëherëshme për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetëror që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në kthimin e pjesshëm dhe përfundimtar të tyre.
“Më 29 mars 2024 opinioni publik u informua për gjejten e mostrave të Astrit Deharit, vdekja dhe fatkeqësia e të cilit në rrugën e zbardhjes së saj, këto tri vitet e fundit, nën pushtetit e Albin Kurtit, u vështirësia dhe u mjegullua padrejtësisht dhe në mënyrë misterioze. Zhdukja e mostrave, gjetja e pjesëshme apo e plotë e tyre për secilin rast është përgjegjësi e institucioneve shtetërore dhe nuk mund të tejkalohet me lehtësi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë Tahiri.
Më tej, ai ka shtuar se të gjithë jemi dëshmitarë se në dhjetor të vitit 2022, u publikua lajmi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe askush nuk dha përgjegjësi politike që në zyret shtetërore u zhduken mostrat e këtij rasti.
“Megjithatë përmasat e tragjedisë u zgjeruan e u thelluan, e pyetjet që mbetën pa përgjigje u shtuan kur, nga njëra anë, po në mars të vitit 2023 u gjetën një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, pra u gjetën mostrat e lukthit dhe të urinës por mungonin epruvetat e mostrave të gjakut. Ndërkohë, në 21 nëntor 2023 kur zyret e IML-së i kaploi zjarri i dytë, 4 muaj më pas u gjetën edhe mostrat e gjakut”, ka thënë më tej Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Sipas Tahirit, jo rastësisht si Grup Parlamentar i PDK-së, fill pas zjarrit të dytë në IML, zjarrit të nëntorit 2023, inicoi me urgjencë themelimin e komisionit hetimor parlamentar të këtyre ngjarjeve, duke e konsideruar të domosdoshëm një hetim të tillë pikërisht për të zbardhur dyshimet e mëdha dhe pyetjet e shumta të cilave ky pushtet nuk dëshiron që t’iu jap përgjigje.
“Jo rastësisht, për 4 muaj me radhë, ky pushtet është duke e refuzuar themelimin e këtij komisioni.Sot, do ti ngrejmë disa pyetje ndaj të cilave kryeministri Kurti, kryeparlamentari Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë është e domosdoshme që të ju japin përgjigje sepse nuk janë thjeshtë pyetje tonat si parti opozitare por janë pyetje që i shtron secili qytetarë”, ka thënë Abelard Tahiri.
Pyetjet të cilat Tahiri i ka parashtruar për udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, janë këto:
“Duke qënë bartës të pushtetit në funksionet më të larta shtetërore, ata duhet të na tregojnë se kush i mori dhe zhduki mostrat e Astrit Deharit dhe a dihet se kush i ktheu? Ku ishin këto mostra dhe për çfarë qëllimi u vodhen nga IML-ja? Zhdukja e këtyre mostrave për një vit e gjysmë a ishte një alibi e pushtetit për të penguar hetimin penal dhe zbardhjen e vdekjes tragjike të Astrit Deharit? Nëse kryetari i Kuvendit dhe kryeministri kanë pasur dijeni për zhdukjen e këtyre mostrave në pranverën e vitit 2022 si ndodhi që ministrja e Drejtësisë të njoftoj qytetarët e Kosovës me gjashtë muaj vonesë, në një konferencë për media në dhjetor të atij viti? A ishte rastësi gjetja e një pjesë të mostrave të Astrit Deharit në mars të vitit 2023 dhe zjarri i parë po ashtu në mars i zyreve të IML-së? A ishte rastësi zjarri i dytë i zyreve të IML-së përmes të cilit ishte shkatrruar sistemi i kamerave dhe për katër ditë me rradhë nuk kishte fare vëzhgim të dhomës së dëshmive, pra të dhomës ku mbahen mostrat e rasteve që i trajton ky institucion? A u shfrytëzua ky interval kohor prej katër ditëve kur nuk kishte kamera në IML, që mostrat e raportuara si të gjetura në këtë javë të kthehen ato ditë në dhomën e dëshmive? A është i qëllimshëm raportimi me 4 muaj vonesë i gjetjes së pjesës tjetër të mostrave të Astrit Deharit?” ka pyetur Tahiri.
Prandaj, sipas tij, këto dhe shumë pyetje të tjera kërkojnë dhe meritojnë përgjigje nga ana e kryeminsitrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Haxhiu.
“Uroj dhe shpresoj që edhe Prokuroria Speciale të ndërmarrë veprimet e menjëherëshme për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetërorë që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në kthimin e pjesshëm dhe përfundimtar të tyre”, ka përfunduar Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Të tjera
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Haradinaj: Herën tjetër, ardhsh për të qëndruar – bashkë me të tjerët
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së e ish...
-
Abdixhiku i prerë: VV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur q...
-
Baton Haxhiu: Qeverinë e bën Vetëvendosja – s’është lajm i mirë por do t’i ketë deputetët
Gazetari Baton Haxhiu parashikon se qeverinë e re do ta formojë Lëvizja Vetëv...
-
Hamza i reagon Abdixhikut: Askush s’po thotë “hajde shkriju në PDK”
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratës ...
-
Abdixhiku: E paprecedentë, Gjermania me 70 milionë banorë votoi e shpalli rezultatet – ne ende në numërim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e kriju...
-
Nënat e serbëve: Vuçiq po na i merr djemtë me zor ta mbrojnë
Në tubimin e madh kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandë...
-
“Kadalni burra, ka njëfarë rendi këtu në Kosovë”, Abdixhiku iu përgjigjet Hamzës dhe Haradinajt
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklara...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Thaçi, mjeku i QKUK-së jep detaje
Njëri nga mjekët që po kujdeset për gjendjen shëndetësore të babait të ish-pr...
-
Abdixhiku për sụlmet e VV-së ndaj Hysen Çekajt: Të ulëta, për inat që nuk është në listën e tyre
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sulmet që Lëvizja Vetëvendos...
-
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e Hagës, pjesë e një rrëfimi gënjeshtër”, Baton Haxhiu për Thaçin
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e ...
-
Abdixhiku: Opozita nuk është e bashkuar, nuk është një subjekt i vetëm politik
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryemin...
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ...