PDK-ja prishet me LVV-në në nivel lokal
Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 08 July 2023
Vendimi nuk lidhet me mospajtime në nivel lokal, por në atë qendror.
“Ka qenë vendim i Këshillit Drejtues që me i ndërpre të gjitha raportet me LVV-në. Kena pas bashkëpunim të mirë sepse Partia Demokratike, dega në Podujevë, i ka dy drejtor dhe kryesuesin e kuvendit komunal”, deklaroi Isak Shabani, kryetar i PDK-së në Podujevë.
Shabani pohoi se do të jenë opozitë konstruktive dhe se do të bisedojnë me subjektet tjera për mundësinë e ndonjë marrëveshje, porse nuk do të bëhen, siç tha, patericë e askujt.
Lëvizja Vetëvendosje, që është në pushtet, beson se përkundër këtyre zhvillimeve, bashkëpunimi me asamblistët nga radhët e PDK-së do të vazhdojë për hir të qytetarëve.
E nga Lidhja Demokratike e Kosovës i thanë Klanit se ende nuk kanë qëndrim lidhur me këtë çështje dhe se me një të tillë do të dalin të hënën pas mbledhjes që e kanë caktuar.
Ndërsa shoqëria civile bën të ditur se shumica parlamentare nuk mund të arrihet pa LDK-në ose PDK-në, pasi partitë tjera kanë pak asamblistë.
“Në aspektin e funksionimit të Kuvendit si sfidë shihet miratimi i buxhetit vjetor që do të duhej të përfundonte deri më 30 shtator të këtij viti, në mënyrën si është sjellë deri tash shumica ndaj opozitës, nuk presim të ketë mirëkuptim”, tha Shemsi Jashari nga “Demokracia Fillon Këtu”.
Prishja e koalicionit në Podujevë e pason atë të Gjilanit.
Betim Gjoshi i PDK-së, në Edicionin Special në Klan Kosova këtë vendim e cilësoi mesazh për partinë e Albin Kurtit.
Të tjera
-
Hamza në takimin me banorët e Reçakut: Programi im s’është thjesht një premtim…
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka ta...
-
Rrëshqiti gomat gjatë lëvizjes, 27-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative
Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një p...
-
Hamza takon bizneset në Shtime: Korporatat lirohen 5 deri në 10 vite nga tatimi në fitim, nëse investojnë mbi 500 mijë euro apo punësojnë mbi 50 punëtorë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar dhjetëra bizn...
-
Ramadani: Situata politike ka evoluar, vetëm pushteti është përgjysmuar, opozita është dyfishuar
Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë...
-
Haradinaj: Për të fituar Kosova, duhet ta heqim mashtruesin – shko Albin
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 e hapi ...
-
Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së
Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe ...
-
Më i zëshmi i AAK-së ia mësyn sërish Kuvendit, Besnik Tahiri garon me numër 10
Besnik Tahiri, nënkryetar i AAK-së, aktualisht edhe kryetar i Grupit Parlamen...
-
Daut Haradinaj çon në këmbë qytetarët në tubimin e nisjes të fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ...
-
Osmani flet me kryetarin e Bujanocit për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga Lugina
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujan...
-
Koalicioni i AAK-së mbush plot sallën 1 tetori në nisjen zyrtare të fushatës
Lista e Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate ...
-
Arton Demhasaj zëri i shoqërisë civile me numër 35, i futet garës në AAK
Njëri ndër zërat e fuqishëm i cili për vite me radhë dha një kontribut të jas...
-
Zëri i fuqishëm i rinisë, Kushtrim Xhemaili kandidon me numër 66 në listën e AAK-së
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...