PDK-ja nis ‘luftën’ me LVV-në
Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 29 July 2017
Akuzat e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prishtinë, ndaj “Vetëvendosjes” se ka punësuar militantë në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës vlerësohen si hakmarrje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
PDK-ja, sipas analistëve, po ia kthen LVV-së akuzat që kjo ia kishte bërë para disa viteve për keqpërdorim të pushtetit, duke punësuar nëpër komuna dhe institucione njerëz të partisë, klaneve dhe familjarë.
Sipas të dhënave të PDK-së, 486 persona janë punësuar në dy vjetët e fundit nga LVV-ja. Drejtpërdrejt është akuzuar Ndërmarrja Banesore e Prishtinës, që në bazë të planit të biznesit të vitit 2014 kishte të planifikuar 73 punëtorë, kurse aktualisht, bazuar në akuzat e PDK-së, i ka mbi 120 të punësuar.
Këto ndonëse janë mohuar nga zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje dhe vetë LVV-së, “lufta” me kundërakuza, sidomos ndërmjet këtyre dyja partive rivale në prag të zgjedhjeve, po ashpërsohet.
Analisti Muhamet Kelmendi thotë për gazetën se është për keqardhje si nga njëra, ashtu dhe nga partia tjetër. Kelmendi thotë se në prag të zgjedhjeve lokale që do mbahen në Prishtinë dhe në nivelin e përgjithshëm të Kosovës në komuna, me akuza të tilla partitë tentojnë që masat t’i kthejnë në drejtim të dhënies së votës kësaj apo asaj partie, shkruan tutuje “Zëri”.
“LVV-ja e ka kryer para dy apo tri vjetëve në drejtim të PDK-së, duke akuzuar se kanë keqpërdorur pushtetin, gjë që dhe ne e kemi parë nëpërmes regjistrimeve “Pronto”, që më të vërtetë është keqpërdorur pushteti, aktualisht me një pushtet të cilin e ka marrë LVV-ja këtu në Komunën e Prishtinës nga informacionet që kemi është parë që më të vërtetë edhe LVV-ja është nisur po në të njëjtën rrugë që ka pasur PDK-ja në vitin 2008 deri më 2012, atëherë kur faktikisht nëpërmes telefonave dhe formave të tjera të zgjidhjeve mbi baza partiake, klanore e shoqërore…futeshin njerëzit nëpër punë, në të gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë Kelmendi
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...