Lajme

PDK-ja mbledh Kryesinë në orën 10:00

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 04 August 2017

Partia Demokratike e Kosovës pritet ta mbledhë Kryesinë e saj sot në orën 10:00, pikërisht në kohën kur edhe pritet të nisë seanca konstituive e Kuvendit.

Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën burime brenda PDK-së.

Në ndërkohë që PDK-ja ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, pasi sipas tyre, kjo seancë nuk është thirrur në konsultime me partitë politike, por në mënyrë arbitrare.

-Advertisement-

Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00 është vetëm një pikë e rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Vetëvendosja dhe koalicioni LAA kanë shfaqur haptas qëndrimin e tyre se nuk e pranojnë Kadri Veselin për postin e të parit të Kuvendit.

E vetë Veseli, që është edhe kryetari i PDK-së ka pranuar se do të heqte dorë nga kandidimi për Kryekuvendar, vetëm për shkak të interesave qytetare, madje sipas tij ai nuk është faktor i cili ka vënë vendin në bllokadë.

Ai ka pohuar poashtu se mund të ketë një tjetër kandidat nga koalicioni PAN për postin e Kryetarit të Kuvendit por duke pasuar disa kushte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera