Lajme

PDK-ja mbledh deputetët në seli të partisë

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 01 September 2018

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur këtë të shtunë në selinë e partisë në Prishtinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur para media dhe ka thënë se në këtë takim u diskutua për qëndrimin e PDK-së, raporton Koha.net.

“Ky është takimi i parë pas pushimeve i GP të PDK-së. Është konfirmuar qëndrimi i PDK-së, për konsistencën që PDK-ja e ka treguar në vazhdimësi dhe që jemi pro dialogut. Nuk do të cenohet integriteti i Kosovës”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Kuvendi zyrtarisht është ende në pushim. Diskutimet e fundit rreth idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë elektrizuar skenën politike vendore. PDK-ja aktualisht është e vetmja parti parlamentare që përkrah këtë ide.

Opozita ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, e cila është kërkuar që të mbahet para takimit të së premtes në Bruksel në mes të presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, e për të cilën Kryesia e Kuvendit do të vendosë të hënën. Krasniqi ka thënë se do të marrim pjesë në seancën e thirrur nga opozita, më 4 shtator.

I pyetur edhe për qëndrimet e AAK-së dhe Nismës që po kundërshtojnë idenë e Thaçit për shkëmbim territoresh, Krasniqi tha se Thaçi, asnjëherë s’ka folur për shkëmbim territoresh.

“Kurrë nuk e kam dëgjuar që Thaçi ka folur për veriun e Kosovës, ai ka folur vetëm se duhet të kthehet Lugina e Kosovës”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera