PDK-ja kërkon dorëheqjen e Mujecit: Të nisin hetimet për aferën “Droga”

Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 15 August 2023
Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri ka kërkuar urgjentisht nga organet e rendit nisjen e hetimeve për Aferën “Droga”, pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, të cilit, si pjesë e një grupi kontrabandues në Shqipëri, u janë zënë mbi 11 mijë doza drogë, që kapin shumën rreth gjysmë milioni euro.
Retkoceri, në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se është jashtëzakonisht shqetësuese që Mujeci është caktuar aksionar në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve”, ndërkohë që sipas informatave të Policisë së shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë.
“Besnik Mujeci nuk është vetëm një asamblist i Komunës së Prishtinës. Ditë më parë, pikërisht me insistimin e partisë së tij, ai është caktuar si aksionar në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve”. Sipas informatave të Policisë së shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri me autobusë. Arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, aksionarit të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”, ngre dyshimet e bazuara se caktimi i tij në këtë pozitë të lartë si aksionar i kësaj ndërmarrje, nuk ka qenë aspak i rastësishëm. Në të njëjtën kohë, i arrestuari, narko-trafikanti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, është miku më i afërt i Gëzim Sveçlës, shefit të asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë. Për ju që nuk e dini, Gëzim Sveçla është djali i axhës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo nuk është e tëra: Ky lloj i drogës, i shpërndarë nga narko-trafikanti i Vetëvendosjes Besnik Mujeci, prejardhjen e saj e ka në Serbi. Pra, këta, e kanë marrë drogën në Serbi dhe e kanë sjellë në Kosovë dhe Shqipëri”, shtoi ai.
PDK në Prishtinë ngre dyshimet se Besnik Mujeci mund të mos jetë i vetmi i përfshirë në këtë aferë të madhe të kontrabandës dhe shitjes së drogës.
“Pyetjet tona për organet e rendit janë të qarta: Ku e mori narko-trafikanti i Vetëvendosjes Besnik Mujeci këtë sasi të drogës? Sa herë deri më sot, duke shfrytëzuar kanalet zyrtare dhe pozitën institucionale në stacionin e autobusëve, ka kontrabanduar drogë për në Shqipëri? A është Shqipëria vendi i vetëm në të cilin ka trafikuar drogë Besnik Mujeci? A ka persona të tjerë nga radhët e kësaj partie të cilët janë të përfshirë në këtë aferë të madhe të drogës? Pse Besnik Mujeci nuk është arrestuar deri më sot në Kosovë? A ka pasur mbrojtje nga zyrtarë dhe institucione të tjera në vendin tonë?”, theksoi Retkoceri.
PDK në Prishtinë kërkon dorëheqjen e parevokueshme të asamblistit Besnik Mujeci, i cili ka tradhtuar besimin qytetar dhe obligimin zyrtar, si dhe llogaridhënie nga të gjithë të përfshirët në këtë aferë.
“Zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, në vend që të merren dhe të kontribuojnë për sigurinë në vend, ata po e dëmtojnë sigurinë në qytet dhe shtet, po shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve tanë duke u shitur dhe shpërndarë substanca narkotike. Një gjë po del të jetë e qartë: Në Kosovë, besnikët e Vetëvendosjes nuk zihen kurrë, sepse pushteti i mbron. Ata tregtojnë lirshëm dhe rriten e bëhen dillerë të mëdhenj, si ky asamblist, saqë i kalojnë edhe kufijtë. Besoj, Besniku sot i ka bërë krenarë të gjithë Lëvizjen e tij, por jo edhe ata qytetarë të Prishtinës, të cilët, fatkeqësisht, ia kanë besuar votën! Prandaj, edhe një herë: Dorëheqje, hetim dhe llogaridhënie, nga i pari deri tek i fundit!”, theksoi Retkoceri.

Të tjera
-
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izra...
-
Raportohet se ky do te jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën
Lëvizja Vetëvendosje siç duket e ka ndarë mendjen për kandidatin e tyre për k...
-
Zj*arr në kuzhinën e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, s’ka të lënduar
Është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të...
-
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, nga Izraeli, ka treguar në për s...
-
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja pritet që të thërrasë deri n...
-
Endriti viziton Ballën, ia përcjell urimet e Thaçit për zgjedhjet në Shqipëri
Ministri i Shtetit i Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në Tiranë, djalin e...
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...
-
Kryeministri britanik: Trump nuk ka dhënë asnjë indikacion se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se Presidenti i Sht...
-
Trump: Tani e kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tan...
-
Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së...
-
Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”
Sot për herën e 33’të ka dështuar konstituimi i kuvendit. Skenari qe i njëjti...
-
Luan Krasniqit i vdes vëllai
Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i ...