Lajme

PDK i jep mbështetje Ligjit për Pagat

Autori: Islam Morina 18:35 | 24 November 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dalë në mbështetje të ligjit për pagat, duke kërkuar sa më parë zbatimin e tij në mënyrë që të gjithë punonjësit të trajtohen dinjitetshëm.

Me anë të një statusi Krasniqi ka treguar se së bashku me Abelard Tahirin kanë takuar kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi, shkruan Gazeta Infokus.

Krasniqi ka thënë se PDK e mbështetë këtë ligj si zgjidhja e vetme për eliminimin e pabarazive dhe për të vendosur meritokraci.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Ligji për pagat duhet të miratohet dhe zbatohet sa më parë, që të gjithë punonjësit të trajtohen dinjitetshëm në raport me punën e tyre.

Për këtë temë dhe për të adresuar sfidat dhe shqetësimet e shërbyesve civilë të Kosovës, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, sot takuam kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës, Mursel Zymberi me bashkëpunëtorët e tij.

Partia Demokratike e Kosovës e mbështetë këtë ligj dhe do të avokoj në miratimin e tij, si zgjidhja e vetme për të eliminuar pabarazitë e për të vendosur meritokraci”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera