Lajme

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 21 August 2026

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një letre drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, i kanë kërkuar sërish këtij të fundit që të thërrasë vazhdimin e seancës, për nesër më 22 gusht 2026, në ora 11.00.

Nga PDK-ja, thuhet edhe se, monkonstituimi i Kuvendit, brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të akteve të Gjykatës Kushtetuese.

‘’Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë. Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.

-Advertisement-

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy