PDK fton në interpelancë ministren e Ekonomisë për rrymën në veri
Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 28 April 2021
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se në kundërshtim me zotimet e saj, sot i hapi rrugë me vota, që të ndahen 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën e serbëve në veri të vendit.
Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh Kryetar i Komisonit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë se “me këtë vendim të pushtetit të ri, po dëmtohet direkt buxheti i shtetit dhe i cili shkon në kurrizë të qytetarëve të Kosovës”.
Sipas tij, nuk mundet që e njëjta qeveri e cila para 1 jave i anuloi shtesat prej 30 eurove për pensionistët në mungesë të parave, t’i ndaj sot 11 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri të Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë teste të shpejta për Covid-19
PDK do ta ftoj në interpelancë parlamentare ministren e Ekonomisë.
Kjo është deklarata e plotë e z. Shala:
Faleminderit që keni ardhur në një njoftim aq të shkurtër nga ne por vëretë zhvillimet skandaloze të ditës së sotme të qeverisë Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo situatë meriton më shumë se një konferencë.
Pa dyshim vëmendjen dhe reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Besoj tashmë të gjithë jeni të informuar për një dëm të madh milionësh që po i bëhet buxhetit të Kosovës, e drejtpërdrejti taksapaguesve të Kosovës.
Ky dëm po vjen pikërisht nga deputetët e Vetënvendosjes të cilët votuan në Komisionin Parlamentar për Ekonomi që të ndahen 11 milionë euro për pagesën e rrymës për serbët në veri të Kosovës.
Ky është vazhdimi i avazit të qeverisë Kurti 1 kur u patën nda 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri.
Fatkeqësisht u injorua thirrja jonë në Komision Parlamentar për Ekonomi për të ndal këtë rrjedhje të parasë publike në drejtim të komunave veriore dhe që të gjendet një zgjidhje më kreative.
Ky vendim për të paguar energjinë për serbët e veriut vjen pikërisht në në një situatë të rënduar pandemike ku edhe buxheti i familjeve kosovare po varfërohet çdo ditë.
Këto para të ndara nga buxheti i Kosovës fatkeqësisht po e mirëmbajnë krimin në veri të vendit dhe strukturat paralele atje.
Si dhe financimin e aktiviteteve të paligjshme dhe kriminale për prodhimin e kriptovalutave ku kohëve të fundit ka një rritje të madhe.
Pra, kemi një qeveri dhe parti si Lëvizja Vetëvendosje që i nënshtrohen pa kushte ndaj Serbisë e strukturave kriminale atje edhe pse për 20 vjet e kanë gojën plot kundër Sebrisë.
Ky pushtet para 1 jave ndali shtesat prej 30 euro për pensionistët ndërsa sot mori vendim për t’i ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës në veri të vendit.
Pra qeveria Kurti 1 dhe Qeveria Kurti 2 po ndan në total 21 milionë euro për vitin kalendarik dhjetor 2020 – dhjetor 2021.
Ne si PDK, edhe sot në Komisionin Parlamentar për Ekonomi kemi kërkuar të gjendet një zgjidhje kreative për këtë siutatë në mënyrë që të mbretëroj parimi i barazisë së qytetarëve – të paguaj ai që shpenzon.
Prandaj ne si Grup Parlamentar jemi kundër dhe kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar sa më parë në interpelancë Ministren e Ekonomisë.
Kërkesa jonë do të deponohet të enjten.
Të tjera
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...