Lajme

PDK e thërret në interpelancë Kurtin për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçe

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 01 December 2022

Partia Demokratike Kosovës sot ka parashtruar mocionin për interpelancë me kryeministrin Kurti, pas vrasjes që tronditi vendin.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra vlerëson se institucionet po dështojnë në mënyrë sistematike për të ofruar siguri juridike për qytetarët, sidomos për gratë dhe vajzat.

“Këto duhet të jenë rastet e fundit dhe ky duhet të jetë alarmi i fundit për shtetin dhe për shoqërinë tonë. Si Grupi më i madh Parlamentar opozitar ne nuk kemi mundur që të qëndrojmë duarkryq dhe të jemi indiferent karshi përballjes me një gjendje të viktimave pothuajse të përjavshme. Prandaj Partia Demokratike Kosovës në mënyrë urgjente sot ka parashtruar mocionin për interpelancë me kryeministrin për të vënë para përgjegjësisë institucionet qeveritare të cilat me vendimet dhe veprimet e tyre po dështojnë në mënyrë sistematike për të ofruar sigurinë juridike për qytetarët e Kosovës, për gratë dhe vajzat e këtij vendi”, tha ajo.

-Advertisement-

Deliu-Kodra tha se krimet e fundit ndaj grave duhet të jenë alarmi i fundit për shtetin dhe institucionet.

“Vrasjet dhe krimet e tjera si sulmet seksuale, dhunimet e ngacmimet janë jo vetëm fenomene në rritje, por edhe ngjarje të jashtëzakonshme e tronditëse, të cilat duhet të përbëjnë alarm serioz për shoqërinë, institucionet dhe mbarë vendin”, tha ajo.

Nga ana tjetër, deputeti Rashit Qalaj shprehu shqetësim për mosefikasitetin e institucioneve të sigurisë.

“Shprehim shqetësimin tonë të skajshëm për mosefikasitetin e institucioneve të sigurisë, në këtë rast të Policisë së Kosovës me rastin e fundit, ku viktima është dashur të mbrohet nga institucionet e Kosovës, me qenë se ka pasur një urdhër mbrojtjeje nga Gjykata Themelore kompetente”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera