Lajme

As PDK, e as LDK, ky është koalicioni që do t`i fitojë zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 16 May 2017

Fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovës do të jetë koalicioni AAK dhe Nisma.

Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike Xhemal Ahmeti, sipas tij ky koalicion ka më së shumti gjasa që të fitojë, sepse ka mjaft arsye pse qytetarët do t`ia besojnë qeverisjen këtij koalicioni.

“Këto zgjedhje sipas shumicës së njohësve do t’i fitojnë partitë si AAK dhe NISMA, e para ngase absorbon lehtë të pakënaqshmet në LDK dhe e dyta gjithë ata të krahut të luftës. Kjo nuk donë të thotë se patjetër të fitojnë me numra dhe përqindje (edhe pse nuk përjashtohet aspak) porse do ta kushtëzojnë qeverisjen e ardhshme. Prandaj më i mundshmi është një meta koalicion pas zgjedhor ndërmjet AAK-Nisma dhe LDK-së se ndonjë tjetër. VV do të luftohet nga të huajt e determinuesit e qeverisë nuk do pranojnë me PDK-së. Pra përveç LDK-së tjetërkush nuk iu mbetet, ngase Lista Serbe nuk lejohet nga Beogradi e 6+ tradicionalisht i bashkëngjitet shumicës së ofruar nga partitë shqiptar ky është variant më i mundshmi. ” ka thënë Ahmeti për GazetaBlic.

-Advertisement-

Megjithatë Ahmeti thotë që puna e koalicioneve nuk ka edhe aq garanci.

“Thamë asgjë nuk ka garanci rreth koalicioneve, mundësia që AAK dhe Nisma t’i fitojnë zgjedhjet janë shumë të mëdha. Demokracia kosovare ka nevojë për një ndryshim e këta zotohen se mund ta sjellin. Fjala e fundit i mbetet natyrisht votuesit.”

E ne anën tjetër partitë politike akoma nuk kanë arritur ndonjë koalicion mes tyre.

Ndërsa sot është dita e fundit ku partitë politike do të zyrtarizojnë listat e tyre, dhe të bëjnë publike se a do të hyjnë të vetme apo në koalicion.

Qytetarët e Kosovës do t`i drejtohen kutive të votimeve me 11 Qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera