PDK e AAK thonë se me Asociacionin po jetësohet dëshira e Millosheviqit

Autori: Gazeta inFokus
08:54 | 24 April 2023
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë quajtur Asociacionin e komunave me shumicë serbe të dëmshme dhe plotësim i dëshirës së Sllobodan Millosheviqit.
Nga PDK kanë thënë se me themelimin e Asociacionit po përmbushet formula e Millosheviqit, ndërsa nga AAK e shohin si më të dëmshme versionin aktual se sa atë të marrëveshjes së vitit 2015.
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se pika e shtatë e marrëveshjes së Ohrit, është rikthim i ofertës së Millosheviqit për ta krijuar një Jugosllavi të re.
Ai ka thënë se Asociacioni është e njëjta me atë se çfarë ka dëshiruar ish-presidenti Millosheviq.
“Për shkak të procesit politik dhe mbylljes së tij në raport me Serbinë, këta (VV) kanë krijuar parakushte pritjet e tyre (Serbisë) dhe parakushtet e tyre janë Marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit, që kanë rrëshqitur tërësisht në tradhti dhe është zhbërje e shtetit të Kosovës. Kthimit në një status ose ofertë të Millosheviqit më të kahershme më shumë autonomi dhe më pak se shtet i pavarur, pra një republikë në kuadër të një Jugosllavie të re apo përmes asaj pikës 7-të që thotë se e përmbush formulën e Millosheviqit se ‘aty ku është një serb, aty do të quhet Serbi’. Asociacioni i hapur që po dëshirojnë me krijuar është se çfarë ka dëshiruar kryekrimineli i Ballkanit”, ka thënë ai.
Sipas Berishës, Asociacioni i vitit 2015, është i njëjti siç ekziston me komunat shqiptare. Ndërsa Asociacioni që derivon nga marrëveshja e Ohrit, përbën një dëm të madh për shtetësinë e Kosovës.
“Asociacioni i vitit 2015 sipas vendimit të gjykatës Kushtetuese është modeli se çfarë e kemi në Kushtetutë dhe në pako të Ahtisarit, dhe e kemi një të tillë me 33 komuna, ky model është. Pra një organizatë që koordinohen kryetarët e komunave e ndërtojnë politika në favor të komunave, dhe korrespondojnë me Qeverinë qendrore. Kurse ky nuk ka të bëjë me këtë nivel organizativ, kjo është autonomi administrative, territoriale e politike. Kjo është vetëqeverisja ‘Samoupravlanje’, është konform edukimit shkollor dhe dogmës në të cilën është ngritur dhe i ndërtuar kryeministri dhe komplet stafi i tij që e përbëjnë dhe kryekëshilltari i tij, zotëri Surroi”.
Të dëmshme e ka quajtur edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Ai ka thënë se Kosova është dashur ta pranojë më mirë atë të vitit 2015, pasi modeli aktual është shumë më i dëmshëm.
“Sa i përket marrëveshjes së Ohrit, ne si AAK e kemi përkrahur duke u bazuar sepse çdo marrëveshje tjetër po vie edhe më e keqe dhe e papranueshme, prandaj e kemi përkrahur, me arsyetimin se ajo që e kemi pas marrëveshjen e vitit 2015, ka qenë ndoshta shumë më e mirë se sa tani që e kanë propozuar dhe mendoj që ne e kemi thënë troç që Qeveria, zotëri Kurti të jetë i vëmendshëm sa i përket draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse mendoj aty mund të krijohet një nivel i tretë dhe me të drejtë e them se shumë më e përshtatshme ka qenë e vitit 2015 se sa ky aktual”, u shpreh Lekaj./EO

Të tjera
-
Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë
Parlamenti Evropian u përkul të hënën para viktimave të gjenocidit në Srebren...
-
Trump i çon letër Vuçiqit, nga 1 gushti 35% tarifa ndaj mallrave serbe, ka edhe një paralajmërim nëse Serbia i përgjigjet
Presidenti Donald Trump ka vonuar zyrtarisht vendosjen e tarifave më të larta...
-
Osmani, Kurti e Sveçla heshtin për vdekjen e Agon Zejnullahut, pesë policë të arrestuar si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”
Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kur...
-
Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, Agronin,...
-
E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
Sllovenia është goditur nga një front i ftohtë, duke sjell një freski të paza...
-
“I lypke fëmijët sikur e dijke që ka me ndodh diçka”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon momentin e fundit me të
Vëllai i Agon Zejnullahut ka folur për bisedën e fundit që pati me të vëllain...
-
Kamioni bëhet shkrumb e hi në Prishtinë
Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në Prishtinë. Një kamion u bë shkrumb e ...
-
Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27 vjeçari në Lipjan që u arrestua nga Policia
Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prok...
-
Musliu kërkon hetim për vdekjen e të riut në Lipjan: Policia ka nevojë për reforma urgjente
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar hetim urgjent për vdekjen e 27...
-
Skandal energjetik/ 1.13 milionë euro për bartjen e rrymës brenda një dite, Ymeri shpërthen ndaj qeverisë: “Kurti po punon, por jo për ne”
Data 5 prill 2025 ka shënuar një tjetër kulm të paprecedentë në krizën energj...
-
Ymeri ngre alarmin: Rritje për 48 fish e çmimit të transportit të energjisë, blloqet e KEK-ut u ndalen në të njëjtën ditë – rast për hetim
Inxhinierja e energjisë, Janina Ymeri, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për çmi...
-
Vdes 40 vjeçarja në një aksident me motoçikletë në magjiastralen Suharekë-Shtime
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së martës në magjistralen...