Lajme

PDK e AAK nuk e përkrahin vazhdimin e masave emergjente të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 02 February 2023

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se nuk e kupton vazhdimin e masave emergjente të energjisë, derisa sipas tij për një muaj hyjmë në stinën e pranverës.

Beqa kërkoi nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të tregoj për çmimin e importit dhe eksportit të energjisë elektrike në Kosovë.

“Shpjegona cicmicin me të cilin importohet rryma dhe me cilin u shitet qytetarëve. Thatë se po vinë ditë më të vështira, ne edhe 1 muaj shkojmë në pranverë, se di për qfarë temperatura po flisni”, tha Beqa.

-Advertisement-

Ndërsa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se deri më tani ka pa smundëis të miratohet ligji për Energji dhe jo të vazhdohen masat emergjente.

Ai pati kritika për mungesë të rrymës në Gjakovë, siç tha deri ën 8 orë në ditë.

“Ju kishim kuptuar nëse këtë vendim e kishit sjellë para 3 ose 5 muajve por në këtë kohë, kur keni pas kohë me pru ligjin me e procedu është i pakuptim dhe nuk shkon në favor të zgjidhjes së çështjes. Ju e keni ditë që mund të procedohet ligji dhe mos të punohet me vendime ad-hoc. Nuk e di çka fshihet pas këtyre vendimeve ad-hoc por e dimë që edhe pas këtyre vendimeve, qytetarët po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Në komunën e Gjakovës nga 8 orë nuk ka rrymë, gjoja se KEDS-i po bënë renovime. Prej 8:00 deri në 16:00 nuk ka rrymë”, tha Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera