Lajme

PDK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRRE-së

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 22 April 2022

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, shkruan Gazeta Infokus.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Bajrush Xhemajli tha se kallëzimi penal ka të bëjë me moszbatimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullimin e vendimit të ZRRE për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë.

“Sot ishim në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të deponuar një kallëzim penal kundër ZRRE-së dhe Bordit të saj. Për shkakun se nuk e ka zbatuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për pezullimin e vendimit të saj për ngritjen e çmimit të energjisë në Kosovë”, tha ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera