PDK: Do të ketë zgjedhje pas pesë muajsh dhe largim të deputetëve nga Grupi i VV-së
Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 28 May 2023
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar (PDK) se brenda pesë muajve vendi do të shkojë në zgjedhje, kjo sipas tyre për shkak të dështimit të kësaj Qeveri për të siguruar shumicën në Kuvend dhe dështimeve të tjera.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu Sipas tij, ka mosmarrëveshje të thella brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu po ashtu ka paralajmëruar se në bazë të zhvillimeve që janë duke ndodhur në Kuvend, pritet që të ketë edhe largime të tjera nga VV-ja.
“Duket që ka mos marrëveshje të thella brenda grupit parlamentar të VV-së. I keni parë edhe me rastin e votimit të disa ligjeve që kryetarja e grupit parlamentar vraponte për t’i lutur deputet për t’i votuar ligjet të cilat i ka sjell Qeveria. Ka një mos marrëveshje të grupit të interesit përbrenda vetë grupit parlamentar të VV-së. Tani më i kemi disa largime nga grupi, prite që të ketë edhe largime të tjera, bazë zhvillimeve të cilat po janë për brenda Kuvendit”, tha ai.
Ai tha se kjo parti i ka shkelur të gjitha premtimet e saja, duke shtuar se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet ta udhëheq vendin.
“Një Qeveri e cila ka ardhur në pushtet me premisën për ndryshim, më një lloj shprese të cilën u mundoheshin ta proklamonin duket që nuk i ka votat as për të kaluar ligjet substanciale, elementare që nevojitet një votim i thjeshtë, 61 deputet në seancë. Ka problem që të siguroj, situata të tillë duke i shkelur të gjitha premtimet që i kanë dhënë para se të vinin në pushtet. Unë kam thënë para se të vinin në pushtet se kjo Qeveri as nuk ka legjitimitet të qëndroj në pushtet sepse të gjitha premtimet e saja i ka shkelur”, tha ai.
Ai theksoi se për shkak të dështimit të kësaj Qeveri për të siguruar shumicën në Kuvend, por edhe për të fajësuar të tjerët për dështimet e tyre, brenda pesë muajve do të ketë zgjedhje të reja në Kosovë., raporton EO.
“Nuk do të shkojë më shumë se pesë muaj bazë zhvillimeve të cilat janë brenda Kuvendi që vendi do të shkojë në zgjedhje. Do të shkoj në zgjedhje për shkak të dështimit të kësaj Qeverie për të siguruar shumicën në Kuvend por edhe për të fajësuar të tjerët për dështimet e tyre”, tha ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...