PDK dhe AAK do t’i kërkojnë Kurtit interpelancë për takimin me Vuçiqin në Berlin
Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 06 May 2022
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), konsiderojnë se kryeministri Albin Kurti po i thyen parimet e tij karshi bisedimeve me palën serbe, raporton Ekonomia Online.
PDK dhe AAK, thonë se takimi i kryeministrit Kurti me presidentin Vuçiq në Berlin është vazhdë e takimeve rutine, e më pak dobiprurëse për shtetin e Kosovës.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se shefi i Qeverisë i ka harruar parimet e tij dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
Ai ka thënë se si Grup Parlamentar do të kërkojnë interpelancë se për çfarë është diskutuar në këtë takim.
“Sigurisht ne nuk e kemi diskutuar ende si GP Parlamentar, por sigurisht e kemi përshtypjen që ai (Kurti) ka ndryshuar krejtësisht nga parimet që i ka pasur para se të vijë në pushtet, i ka harruar kërkimfaljen që ka qenë parim i tij për të dalë e për t’u takuar me presidentin Vuçiq, i ka harruar të zhdukurit, të pagjeturit dhe gjitha parimet që i ka paraqitur. Për mua si deputet është shqetësuese sesi një lider politik e ka sjelljen aq arrogante dhe aq hipokrite siç është kryeministri Kurti”, ka thënë Lushtaku.
Lushtaku e ka quajtur hipokrit kryeministrin Kurti, teksa shton se takimi në Berlin është më dyshues për shkak se takimi është quajtur “joformal”.
“Është një hipokrizi e madhe e një lideri politik që po shihet qartë që e ka bërë për karrigen e kryeministrit dhe në këtë pozicion besojmë se si Grup Parlamentar do të kërkojmë edhe interperlancë se çfarë është diskutuar në këtë takim dhe për të parë se çfarë janë marrë vesh në këtë takim joformal, që e bën edhe më dyshues këtë takim. Ne parimisht nuk jemi kundër asnjë takimi por sigurisht e mbajmë për fjale atë që e ka thënë vetë ai dhe më shumë se e mbajmë ne si opozitë, sigurisht që do ta mbajnë edhe mbështetësit e VV-së dhe gjithë qytetarët pa dallim partie që e kanë mbështetur në zgjedhjet e fundit”, tha Lushtaku.
“Sigurisht që për mua, unë kam qenë pro Albin Kurtit që t’i mbajë fjalët e tij sepse e ka pasur një kontratë me qytetarët e vet që i kanë besuar dhe atë kontratë pavarësisht sesi ndjekjes së rrugës në dialogun me Serbinë, parimisht duhet ta mbajë fjalën ndaj qytetarëve që i kanë besuar”, tha ai.
E deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, takimin e djeshëm e sheh si rutinë dhe aspak dobiprurëse për shtetin e Kosovës. Ai ka thënë se Kosovës i duhet një dialog përmbyllës me njohje reciproke.
“Po sa i përket takimeve të tilla, më shumë janë rutinë sesa që janë dobiprurëse për shtetin e Kosovës, për përmbylljen e bisedimeve dhe kjo po vazhdon me vite e sidomos në këtë Qeveri që me të vërtetë nuk i ka dhënë rëndësi të veçantë dialogut dhe tani po shihet se po ka takime të nivelit të ndryshme po pa rezultate konkrete. Kosovës i duhet një dialog përmbyllës me njohje reciproke dhe pa ato takime kurtuazie”, tha Lekaj.
“Jo vetëm që i ka thyer por ka shkelur në parimet e VV-së. Ju e dini se ka qenë kauza “Jo Negociata, Vetëvendosje” dhe në këtë drejtim të gjitha parimet që i ka premtuar, i ka shkelur me dy këmbët dhe mendoj që nuk pritet shumë nga kjo Qeveri”, tha Lekaj.
Të tjera
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...