Lajme

PDK dënon dhunën në veri, veprimet të bëhen me partnerët ndërkombëtarë

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 26 May 2023

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën sot në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kjo parti dënon dhunën në veri nga grupet e dirigjuara nga Serbia.

“Partia më e madhe opozitare ka bërë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve. Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera