PDK bojkoton fjalimin vjetor të presidentes Osmani në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 17 December 2021
“Duke i shërbyer agjendës politike të qeverisë dhe mazhorancës, Presidentja Osmani ka dështuar të shërbejë si përfaqësuese e unitetit të popullit”.
Me këtë arsye Partia Demokratike e Kosovës do të bojkotojë fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e konfirmoi kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pak para se të nisë fjalimi i Osmanit.
Ai tha se mandati i saj i deritanishëm është karakterizuar nga një numër shkeljesh dhe dështimesh dhe disa prej tyre ai i ka radhitur në një postim në Facebook, si më poshtë:
I. Presidentja Osmani ka përdorur instrumentet e institucionit të Presidentes për të realizuar qëllimet e pushtetit, në mënyrë të kundërligjshme dhe kundër kushtetuese, siç është rasti me shkarkimin e ish Kryetares së KQZ-së, znj. Valdete Daka, një skandal që u pasqyrua edhe në Raportin e BE-së për Vendin
II. Presidentja Osmani nuk ka arritur të lexojë në mënyrë të pavarur nga pikëpamjet e mazhorancës që e ka zgjedhur, raportet, temat dhe zhvillimet politike që janë interes i shtetit të Kosovës.
III. Presidentja Osmani ka manifestuar një paaftësi totale për të ushtruar rolin kushtetues, me theks të veçantë në agjendën e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
IV. Gjatë mandatit të deritanishëm, Presidentja Osmani nuk është parë e interesuar dhe as e angazhuar për të siguruar njohje të reja për Republikën e Kosovës, përderisa ish bashkë partiakja e saj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka dështuar në mënyrë sistematike për t’iu kundërvënë mësymjes së Serbisë kundër shtetësisë sonë, ngjashëm siç kanë dështuar që të dyja së bashku për të konsoliduar diplomacinë dhe përfaqësimin e Kosovës në marrëdhënie diplomatike.
V. Presidentja Osmani ka dështuar të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma dhe organizata ndërkombëtare.
VI. Presidentja Osmani nuk ka arritur të ndërtojë një agjendë të politikës së jashtme brenda kuadrit të kompetencave të veta kushtetuese, dhe vizitat e saj jashtë vendit kanë qenë të një karakteri periferik, pa përmbajtje, pa qëllime dhe pa rezultat.
VII. Presidentja Osmani nuk ka ndërmarrë asnjë lloj iniciativë brenda kompetencave të veta si Presidente, as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë të jashtme.
VIII. Presidentja Osmani ka dështuar të mbrojë mediat dhe fjalën e lirë, madje duke qenë vetë protagoniste e sulmeve dhe përpjekjeve për cenimin e lirisë së mediave.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...