PD i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik! Kërkon të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 13 January 2022
PD ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar të ketë komanduar protestuesit për të sulmuar selinë e PD më 8 janar.
Përmes një konference për mediat pasi doli nga Prokuroria e Tiranës ku dha dëshminë, Berisha tha se momentin ku shihet që udhëheq me dorë, u ka kërkuar mbështetësve që ishin në rrugë të futeshin në oborrin e PD-së, por jo të sulmonin.
Selia blu thotë se Berisha gënjen, pasi sipas saj e gjithë bota ka parë dhunën e urdhëruar prej tij në godinën e PD.
“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunen e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratën e PD.
Ka zgjatur 2 orë e 40 minuta marrja në pyetje e Berishës në Prokurorinë e Tiranës. Në një prononcim për mediat ai tregoi se çfarë ka deklaruar para prokurorëve. Berisha tha se është thirrur aty me urdhër të Kryeministrit Edi Ramam ndërsa e konsideroi 8 Janarin si aktin më të paimagjinueshëm dhe momentin më kriminal në historinë e 30 viteve. Ai akuzoi se armët nga selia i ka nxjerrë Basha me mjetin e tij, ndërsa shtoi se ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli.
Të tjera
-
Pamje nga aksidenti tragjik në Badoc ku humbën jetën tre persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një ve...
-
E rëndë: Tre persona të vdekur në rrugën Gjilan-Prishtinë
Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë....
-
Të paktën 19 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në një xhami në Gazë
Të paktën 19 persona janë vrarë pasi mëngjesin e së dielës një sulm ajror izr...
-
Jakup Krasniqit i vdes vëllai
Ka vdekur Azem Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit te Kuvendit të Kosovës, Jakup...
-
Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se e rrạhu gruan
Një burrë në Ferizaj është arrestuar të shtunën, nën dyshimin se e ka rrahur ...
-
Moti për sot me vranësira, parashikohet edhe breshër
Sot në Kosovë parashihet të kemi mot mjaft jo-stabil, me intervale kohore me ...
-
Kreu i Pensionistëve: Do t’i hakmerremi Qeverisë Kurti, na përbuzën e na fyen
Në Kosovë pensioni bazik, të cilët e marrin edhe 150 mijë pensionistë, është ...
-
Prishtinë: Rrạhje mes pesë personave në nëntë të mëngjesit
Pesë persona janë përfshirë në një rrahje mëngjesin e së shtunës në Prishtinë...
-
Gjendet vetura që ishte raportuar e zhdukur në Prishtinë
Është gjetur e braktisur një veturë që ishte raportuar e zhdukur. Rasti po...
-
Dy të dyshuar ia grabisin 100 euro një taksistit në Prishtinë
Dy persona të panjohur ia kanë grabitur 100 euro një taksistit në Prishtinë. ...
-
Prishtinë: Një burrë dhe një grua dyshohen se rrạhën një grua tjetër, arrestohen
Një burrë dhe një grua janë arrestuar të shtunën në Prishtinë nën dyshimin se...
-
Mitrovicë: Dyshohen për plagọsjen e një personi, dy vëllezërit ende në arrati
Dy vëllezërit që dyshohen për plagosjen e një personit në Mitrovicë, janë end...