PD diskuton listën, PR dhe PAA kërkojnë 3 emra në to
Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 26 May 2017
Partia Demokratike po diskuton ende listën e kandidatëve për deputetë dhe diskutimet më të gjata janë me aleatët.
Republikanët thanë se do të dalin vetë në zgjedhje dhe paraqitën edhe kërkesë për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve paraditen e së premtes. Në një situatë të ngjashme janë edhe Agrarët e Agron Dukës.
Deri më tani mund të hamendësohet se kush mund të jetë në lista, kush dhe ku do t’i kryesojë ato, por asgjë zyrtare nuk ka dalë nga “Selia Blu”.
Ajo që dihet është që dy nga aleatët e PD-së, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Nard Ndoka i PDK-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike, përkatësisht i pari në Qarkun e Tiranës dhe i dyti në atë të Shkodrës.
Sa i takon republikanëve, që në zgjedhjet e vitit 2013 kanë marrë rreth 55 mijë vota, nuk përjashtohet asnjë skenar. PR është regjistruar në KQZ si subjekt më vete, por bisedimet vazhdojnë ende dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje në minutë të fundit.
Bisedimet vazhdojnë dhe rreth orës 15:00 në selinë e PD-së hyri kreu i PR-së, Fatmir Mediu për t’u takuar me Lulzim Bashën. Në plan është edhe një takim mes Bashës dhe kreut të Agrarëve, Agron Duka pak më vonë.
Mësohet se si PR, ashtu edhe PAA kërkojnë tre emra në listat e Partisë Demokratike. Sa i takon vetë PD-së, tani ka një heshtje totale se kush mund të jetë dhe kush jo në listë. Ajo që është e konfirmuar është mungesa e Genc Rulit, një ndër themeluesit të kësaj partie, i cili ka deklaruar tërheqjen nga jeta politike. / Top Channel
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...