Ekonomi

Pazaret e Shqipërisë me Turqinë

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 15 August 2018

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë pasur luhatje në krahasim me vitin e kaluar.  Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet në gjashtë mujorin e parë të 2017 kanë pasur një rënie me 120 milionë krahasuar me gjashtë mujorin e dytë të këtij viti. Në periudhën janar-qershor 2017 eksportet kanë qenë në nivelin e 1 miliardë lekëve ndërsa këtë vit niveli i eksporteve ka shënuar rënuie në 880 milion lekë.

Situata ka qenë ndryshme me importet! Për sa i përket importeve kemi një rritje prej më shumë se 700 milionë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Në periudhën janar-qershor 2017 importet nga Turqia ishin në nivelin 24 miliard e 450 milionë lekë ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti importet kanë shënuar rritje në 25 miliard e 166 milion lekë.

Në përgjithësi është vënë re një rritje në grupin e mallrave të importuara si “ushqim, pije, duhan, material ndërtimi,produkte kimike, makineri” dhe një ulje në importin e mallrave si “prodhimi druri dhe letre dhe artikuj prej lëkure”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera