Lajme

Pavarësisht reshjeve rrugët në Malishevë janë të kalueshme

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 25 February 2018

Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës, janë të kalueshme.
Këtu përfshihen edhe rrugët në fshatrat e thella malore, si Berisha, Fshati i Ri, Llapçeva, Seniku, Lladrovci e Guncati.

Pastrimin e borës nga këto fshatra e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve.

Berisha gjatë vizitës në këto fshatra të thella malore, është takuar edhe me banorët të cilët, gjithashtu janë shprehur të kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtij dimri, përkatësisht kur ka pasur reshje të borës.

-Advertisement-

“Rrugët në vazhdimësi nga kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë pastruar dhe kanë qenë të kalueshme”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera