Ekonomi

Paundi, në nivelin më të ulët nga 1985: Britania e Madhe, drejt recesionit!

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 08 September 2022

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që prej vitit 1985.

Një paund u shkembye së fundi me 1.145 dollarë, nivel ky që nuk shihej prej pothuajse 4 dekadash. Banka e Anglisë e pranoi se vështirësitë ekonomike në Mbretëri të Bashkuar, si dhe forcimi i dollarit, kanë rritur presionin mbi monedhën vendase.

Guvernatori i Bankës britanike, Andrew Bailey, paralajmëroi se në këtë pikë, shumë pak mund të bëhet për të parandaluar që Britania të zhytet në recesion. Arsyet sipas tij janë të qarta: ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe çmimet e energjisë.

-Advertisement-

Banka pret që ekonomia britanike të tkurret në tre muajt e fundit të vitit 2022 dhe kontraktimi të vazhdojë deri në fund të vitit 2023. Shefi i Bankës Botërore ndërkohë paralajmëron për recesion global. Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur Qeveria britanike planifikon të kufizojë rritjen e mprehtë të faturave të energjisë.

Çmimet e energjisë e morën një goditje prej masave të vëna për frenimin e pandemisë së koronavirusit, por situata u përkeqësua akoma edhe më shumë kur Rusia kufizoi ndjeshëm furnizimin me gaz të Europës, pas sanksioneve të vendosura asaj për shkak të agresionit në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera