Patrushev thotë se Rusia në Ukrainë po lufton kundër NATO-s

Autori: Gazeta inFokus
12:13 | 10 January 2023
Një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Moska tani po lufton në Ukrainë me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja, NATO.
Nikolai Patrushev shtoi se Perëndimi po tenton që ta zhdukë Rusinë nga harta politike e botës.
Putin e konsideron luftën në Ukrainë si një betejë ekzistenciale dhe e akuzon Perëndimin se është agresiv dhe arrogant. Lideri rus ka thënë se Rusia do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të mbrojtur veten dhe popullin e saj kundër çdo agresori.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev, shihet nga diplomatët si një prej njerëzve që kanë ndikim të madh te Putini. Ai ka premtuar fitore në Ukrainë, pavarësisht se trupat ruse janë përballur me shumë pengesa në fushëbetejë.
“Ngjarjet në Ukrainë nuk janë përplasje midis Moskës dhe Kievit – ky është një konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s dhe mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë”, tha Patrushev gjatë një interviste për gazetën Argumenti i Fakti.
“Planet e ‘perëndimorëve’ janë që të vazhdojnë ta ndajnë Rusinë dhe ta fshijnë nga harta politike e botës”, shtoi Patrushev.
Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë pretendimet se duan ta shkatërrojnë Rusinë, shtetit që është prodhuesi më i madh i burimeve natyrore. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s mund të nxisë nisjen e Luftës së Tretë Botërore.
Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi më 24 shkurt 2022, është një prej konflikteve më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Po ashtu, ka shkaktuar konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që prej krizës së raketave kubane të vitit 1962, kur Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja ishin afër një lufte bërthamore./rel

Të tjera
-
Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë
Disa qytetarë të Kosovës aktualisht po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, ...
-
Limaj për Kurtin: E bëri gjithë atë fushatë, nuk është në gjendje me u ul me bisedu për ndërtimin e Qeverisë
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para tentimit të 35-të ...
-
Guri komenton ‘nomadët’ e kryeministrit në detyrë: I vetmi në Kosovë që nuk ka shtëpi është Kurti
Deputeti i betuar i LDK-së, Paris Guri ka komentuar deklaratën e kryeministri...
-
KESCO: Prodhimi i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar
KESCO ka njoftuar se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i ...
-
Arben Gashi: Kurti dhe partia e tij duhet ta gjejnë zgjidhjen
Deputetët kanë nisur të shkojnë në Kuvend në përpjekjen e 35-të për ta provua...
-
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit do të mbajë ...
-
Persona të panjohur hodhën gran*atë dore në një pishinë në Gjakovë, policia jep detaje
Disa persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në një pishinë në Qabra...
-
Rama uron fundjavë të mbarë nga plazhi publik i Velipojës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar një fundjavë të mbarë për të gji...
-
Një burrë gjendet i vde*kur në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar
Një burrë është gjetur i vdekur dje në mëngjes në Prishtinë, ka bërë të ditur...
-
PDK sot mban Konventën e Përgjithshme, Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar
Partia Demokratike e Kosovës sotqershor do ta mbajë Konventën e Përgjithshme ...
-
Behrami: Koha me ia ndal dritat zyrave të okupuara të Qeverisë nga deputeti Kurti
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka fajësuar qeverinënë detyrë për krizë...
-
Nagavci thirrje nxënësve: Respektoni rregullat në provimin e maturës, tregoni përgjegjësi dhe integritet
Sot, duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore...