Lajme

“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 24 December 2024

Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se po shet patenta shoferi për qytetarë në këmbim të 1000 eurove.

Kiks Kosova është takuar me zyrtarin në fjalë në zyrën e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, afër Stacionit të Autobusëve.

Në këtë takim është diskutuar rreth kompletimit të dokumenteve dhe vendosjes së autoshkollës që mund ta kryejë këtë punë përmes ndërmjetësimit të zyrtarit të Ministrisë.

-Advertisement-

“E patëm një djalë me ia marr Kryeqin e me shti në listë me regjistru. A mundesh nesër me shti në listë?”, dëgjohet në video teksa ky zyrtar.

Siç raporton ky emision, zyrtari i ministrisë ka të caktuara autoshkollat me të cilat bashkëpunon. Ai ka deklaruar se do ta caktojë vetë autoshkollën dhe se nuk ka pse të shqetësohet askush.

Ekipi i këtij emisioni është takuar në një kafene edhe me pronarin e autoshkollës që do ta kryente procesin.

Aty dëgjohet teksa zyrtari flet edhe se si ishte arrestuar një zyrtar më parë.

“Qe dy herë na e kanë burgosë njanin qëtu të njëjtë jena kanë”, dëgjohet teksa thotë zyrtari i MI’së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera