Lajme

“Pata rastin ta kisha mësuese”, deputetja e VV-së kujton ish-asamblisten e PDK-së që vdiq sot

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 21 July 2021

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e ka ngushëlluar familjen e ish-asamblistes së PDK-së, në Gjilan, Arzie Nuhiu, e cila në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë sot.

Kryeziu në Facebook shkroi se është lajm jashtëzakonisht i hidhur e tragjik vdekja e Nuhiut.

“Si nxënëse e shkollës fillore, pata rastin ta kisha mësuese, periudhën kur ajo mbante praktikën universitare në klasën tonë.  E dashur dhe shumë e kujdesshme me secilin nga ne. E tillë ka qenë edhe ndër vite. E tillë do të mbahet mend gjithmonë.  I shprehë ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Nuhiu, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Arzien. I bëftë dritë shpirt”, shkroi ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera