Lajme

Pasuria e Ministrit Rikalo

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 04 October 2017

Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo sa ishte në KQZ nuk ka deklaruar pasuri të luajtshme as të paluajtshme.

Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo që pasi e mori këtë pozitë u akuzua nga disa banorë të Lagjes Dardania” në Prishtinë për keqtrajtim të tyre para e gjatë luftës në një kronikë të shfaqur në KTV, në deklarimin e pasurisë këtë vit nuk kishte raportuar pasuri të luajtshme e as të paluajtshme.

Rikalo ishte i obliguar ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasi ishte anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, para se të bëhej ministër në shtator.

-Advertisement-

Në deklarimin e pasurisë të bërë në mars të këtij viti, Rikalo tregoi se ka 100 për qind të aksioneve në shoqërinë komerciale “Future System” dhe 50 për qind të tyre në “Fruid Land”.

Ai deklaroi se ka obligime kreditore prej 10 mijë eurove.

Rikalo gjithashtu deklaroi pagën vjetore prej 16 mijë e 173 eurove si anëtar i KQZ-së.

Dje në Kuvend me kërkesë të LDK-së u debatua për akuzat e banorëve të një kompleksi banesor në “Dardani” të Prishtinës ndaj Nenad Rikalos, por nuk kaloi mocioni për shkarkimin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera