Lajme

Pasuria e kryetarit të ri të Gjilanit, Alban Hysenit, peshon mbi gjysmë milioni euro

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 16 November 2021

Këtë të diele qytetarët e Gjilanit, me një epërsi të vogël zgjodhën kryetarin e ri të qytetit të tyre. Kësaj radhe qeverisja e Gjilanit iu besua kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, duke larguar kështu Lutfi Hazirin e LDK-së, pas dy mandatesh qeverisje.

Në Agjencinë Kundër Korrupsion, pasuri të paluajtshme Hyseni ka deklaruar tri shtëpi. Dy prej tyre kanë vlerën deri në 150 mijë euro, kurse njëra ka vlerë 50 mijë euro.

Në kuadër të pasurisë së paluajtshme, ish-deputeti i LVV-së ka deklaruar një tokë të trashëguar me sipërfaqe 10 hektarë në vlerë 50 mijë euro dhe një tjetër që ka sipërfaqe 3 mijë m2 e cila ka vlerë 60 mijë euro.

-Advertisement-

Gjithashtu, Hyseni ka nën pronësi edhe një vikendicë që ka vlerën mbi 7 mijë euro.

Ndërkaq, në kuadër të pasurisë së luajtshme i sapo zgjedhuri i Gjilanit, ka deklaruar një veturë me vlerë 8 mijë e 500 euro dhe një motoçikletë të tipit Ducati S2R 800 me vlerë mbi 2 mijë euro.

Që nga viti 2012, Hyseni ka punuar si ligjërues në Kolegjin “Arbëri”, kurse nga viti 2018 ai është i punësuar në Kolegjin “UBT” dhe së fundmi ishte deputet i Kuvendi të Kosovës deri në momentin që ai kandidoi për kryetar të Gjilanit.

Në raundi e dytë të zgjedhjeve lokale Hyseni doli i pari me 51.03 për qind ose me 21,374 vota duke lënë pas kundër kandidatin e tij nga radhët e LDK-së, Lutfi Hazirin me 48.97 për qind ose me 20,515 vota./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera