Fun & Video

Pastruan një nga kanalet më të famshëm në botë, u shokuan nga ato që gjetën (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 26 May 2017

Kanali Saint-Martin është një nga më të vjetrit dhe më të mrekullueshmit në Paris. Megjithatë, është gjithashtu një nga kanalet më të pistë.

Për këtë arsye autoritetet komunale janë mbledhur për ta pastruar atë me shumë përpjekje. Kohët e fundit ata vendosën që ta thajnë atë për herë të parë që nga viti 2001, por kur punëtorët filluan pastrimin në fund filluan të shfaqen papritur disa gjëra.

Ju nuk do t’i besoni atë lloj gjërash që gjetën, që nga shishet e verës bosh, biçikleta dhe madje edhe një motor. Por kjo nuk është e gjitha, ata gjithashtu gjetën një armë, shumë modele të telefonave celularë dhe një gamë të gjerë të objekteve të përditshme.

-Advertisement-

Kjo është ndoshta arsyeja se pse ishte aq i popullarizuar kanali në mesin e parisienëve, kur u dyndën për të parë rezultatet e punëtorëve të qytetit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera