Pastrohet hapsira për rreth stadiumit “Fadil Vokrri”
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 21 September 2018
Rreth njëzet (20), thasë me mbeturina janë mbledhur sot tek stadiumi i kryeqyteti “Fadil Vokrri” nga aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, aksion ky i organizuar nga Let’s Do It Kosova dhe Qeveria e Kosovës.
Në këtë aksion përveç vullnetarëve të Let’s Do It Kosova, mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit, Albena Reshitaj dhe tifozët “Dardanët”.
Gjatë këtij aksioni kryeministri Haradinaj tha se jemi shumë të vetëdijshëm për numrin e madh të këtyre mbeturinave mirëpo nga sot e tutje do të ketë gjoba për ata të cilët hedhin mbeturina.“Po shihet, kjo tregon si është gjendja dhe këtë e kemi lënë gjatë, mirëpo nuk do ta lejojmë më, ndërsa ky aksion e ka peshën e madhe ndërsa sot jemi të vetëdijshëm për këtë. Mirëpo për këtë në të ardhmen do të këtë edhe masa ndëshkuese”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ndërsa koordinatori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj u shpreh ftoi të gjithë qytetarët që të vazhdojnë ta ruajnë ambientin dhe të ndihmojnë në ruajtjen e ambientit.
“E kemi obligim që të kujdesemi për hapësirat publike dhe bëj apel të gjithëve që të bashkohen në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”. Kështu do të vazhdojmë deri më 15 dhjetor kur do ta kemi Kosovën e pastër dhe do të kujdesimi që këto hapësira të mirëmbahen dhe të ruhen”, ka thënë Hasanaj.Po ashtu edhe ish-ministria e Mjedisit, tash këshilltare e kryeministrit, Albena Reshitaj tha se sot më shumë se kurrë po vërehet se sa i rëndësishëm është respektimi i ligjeve mjedisore, implementimi i Udhëzimit Administrativ, i cili është gati dhe shumë shpejt do të miratohet nga Qeveria, për të filluar me ndëshkim për ata që ndotin ambientin.
“Ne po e pastrojmë Kosovën, por ajo që do ta mbajë pastër është respektimi i Udhëzimit Administrativ dhe besoj se me këtë kampanjë e cila po përkrahet fuqishëm nga Qeveria do të jepet një mesazh te qytetarët dhe ata të reflektojnë se sa i rëndësishëm është respektimi i ligjit”, tha Reshitaj.
Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, iu bashkuan edhe tifozët “Dardanët” dhe vullnetarë të tjerë, si dhe kompani të ndryshme të pastrimit.Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” ka filluar më 15 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor, ku aksion është organizim i Qeverisë së Kosovës dhe organizatës jo qeveritare “Let’s Do It Kosova”.
Të tjera
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...
-
Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rea...
-
Ministria e Financave mundëson heqjen vullnetare të atyre që s’duan t’i marrin 100 eurot e fundvitit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të p...
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...
-
Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hudhur posht...