Pastrimi i dhëmbëve dhe duarve është esencial për një jetë më të gjatë
Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 24 July 2018
Mund të mendoni se çelësi për një jetë më të gjatë është ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet e rregullta fizike dhe kujdesi për shëndetin fizik e mendor.
Por, siç duket edhe pastrimi i duarve dhe dhëmbëve mund të jenë gjëra esenciale për një jetë më të gjatë, transmeton Telegrafi.
Të paktën kështu thotë David Hockney.
Në një letër dërguar Financial Times, artisti ka thënë se ai beson që njerëzit mund të jetojnë më gjatë falë higjienës së mirë.
“Vite më parë më ka thënë një doktor se ajo çfarë po i bën njerëzit të jetojnë më gjatë është pastrimi i duarve dhe dhëmbëve. Unë besoj shumë në këtë. Jam duhanpirës edhe në moshën 81-vjeçare, por ende i pastroj dhëmbët dhe duart rregullisht”, ka shkruar ai.
Ndonëse mund t’ju duket e çuditshme se praktikimi i këtyre gjërave të thjeshta mund të kontribuojnë në parandalimin e vdekjes së parakohshme, e posaçërisht kur jeni duhanpirës, duket se faktikisht ka pak shkencë prapa këtyre deklaratave.
Në fakt, shumë studimet janë kryer të cilat e kanë ndërlidhur rënien e dhëmbëve me një rrezik të shtuar të vdekjes në moshë më të re.
Një studim i tillë me më shumë se 57,000 gra ka treguar se ato të cilat nuk kishin pasur dhëmbë kishin qenë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.
Hulumtuesit besojnë se është e mundur që bakteret e dhëmbëve mund të shkaktojnë inflamacion në artere, e gjithashtu edhe infeksion.
Një tjetër studim i tillë me 600 persona të moshës 70-vjeçare kishte treguar se ata me 20 dhëmbë ose më shumë kishin pasur një shkallë të vdekshmërisë prej 2.5%, ndërkaq ata me më pak se 19 kishin pasur një shkallë të vdekshmërisë prej 6.1% – shifër e cila është më shumë se dyfish më e lartë.
Këtë e kanë vërtetuar edhe shkencëtarët londinezë, të cilët thonë se shëndeti i mirë oral nuk është fitimprurës vetëm për gojën e njeriut, por edhe ndikon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve të trurit.
Por, çfarë sa i përket larjes së duarve?
Sipas CDC, pastrimi i duarve rregullisht dhe tërësisht ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe shpërndarjes së infeksioneve.
Pastrimi i duarve mund ta zvogëlojë numrin e njerëzve që sëmuren me diarre për 31%, mund ta zvogëlojnë sëmundjen diarreorale te personat me sistem të dobët të imunitetit për 58% dhe ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjeve respiratore.
Edhe NHS pajtohet se pastrimi i duarve është mënyrë vitale për parandalimin e shpërndarjes së sëmundjeve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...