Pastrim, valixhe, këmbana e rrush – bota me plot tradita për festimin e Vitit të Ri
Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 31 December 2024
Viti i Ri shënohet anembanë botës, diku më herët e diku më vonë, për shkak të dallimeve kohore.
Kjo ditë festohet me qëllim përmbylljen e një viti dhe fillimin e një viti tjetër dhe traditat e festimit janë të ndryshme në mbarë botën, duke filluar nga fishekzjarret, veshja e të brendshmeve të kuqe, ngrënia e 12 kokrrave të rrushit, varja e qepëve tek dera, e deri tek ecja me valixhe bosh.
Klan Kosova ju sjell më poshtë traditat e ndryshme të festimit të Vitit të Ri anembanë botës:
Shfaqje të mëdha fishekzjarrësh
Një nga mënyrat më të njohura për të festuar hyrjen e Vitit të Ri është një shfaqje e madhe fishekzjarrësh.
Këto ndodhin në të gjithë botën në mesnatë.
Një shfaqje e mahnitshme fishekzjarrësh zhvillohet në Oklend Sky Tower në Zelandën e Re, ndër vendet e para që feston ardhjen e vitit të ri, por e njëjta gjë ndodh edhe në Australi, Kanada dhe Rio de Janeiro.
Varja e qepëve në derë
Jo vetëm që qepët janë një element kryesor i kuzhinës, ato gjithashtu mund t’ju sjellin fat për vitin e ardhshëm.
Në Greqi është traditë të varni qepë jashtë derës, sepse besohet se simbolizon begati.
Vendosja e tri patateve nën shtrat
Në natën e Vitit të Ri, familjet kolumbiane kanë një traditë, të quajtur “aguero”, të vendosin tri patate nën shtratin e secilit anëtar të familjes, një të qëruar, një jo dhe e fundit vetëm pjesërisht.
Në mesnatë, çdo person kap një me sy mbyllur dhe në varësi të patateve që zgjedh, mund të presë një vit fati të mirë, luftë financiare ose një përzierje të të dyjave.
Thyerja e pjatave
Thyerja e pjatave është traditë e vitit të ri në Danimarkë dhe nëse banorët e Danimarkës gjejnë pjata të thyera në pragun e derës së shtëpisë, kjo konsiderohet si shenjë e mirë.
Kjo është pikërisht ajo që njerëzit në Danimarkë shpresojnë të gjejnë pas mesnatës, pasi do të thotë fat i mirë.
Danezët në mesnatë thyejnë pjata edhe tek dera e ndonjë miku, si shenjë e fatit të mirë për vitin i cili vjen.
Përplasja e bukës në mure dhe dyer
Për të shmangur shpirtrat e këqij, familjet në Irlandë hapin rrugën për një Vit të Ri të shëndetshëm dhe të begatë duke përplasur bukën në muret dhe dyert në të gjithë shtëpinë.
Rënia e topit
Në Nju Jork në ShBA, Times Square është qendra e numërimit prapa në mesnatë.
Por, gjëja që të gjithë mezi presin është ajo që njihet si ‘rënia e topit’, që është kur një top që shkëlqen ulet poshtë një shtize të madhe flamuri, për të sinjalizuar fillimin e Vitit të Ri.
Si rezultat, qytetet e tjera në ShBA tani kanë traditat e tyre të hedhjes së gjërave të ndryshme në natën e Vitit të Ri.
Për shembull, në Vincennes në Indiana, njerëzit hedhin shalqinj nga lart.
Ngrënia e 12 kokrrave të rrushit
Spanjollët e nisin Vitin e Ri duke ngrënë 12 kokrra të rrush, që simbolizojnë çdo goditje të orës.
Kjo traditë filloi në fund të shekullit të 19-të dhe besohet se largon të keqen duke rritur shanset tuaja për një vit të ri të begatë dhe me fat.
Megjithatë, kjo do të funksionojë vetëm nëse arrini të hani të gjithë rrushin brenda pak sekondash, pasi ato duhet të jenë ngrënë në kohën kur ora përfundon duke shënuar mesnatën.
Veshja e ariut
Në Rumani, ekziston një traditë që njerëzit të vishen si arinjë që vallëzojnë për të larguar çdo shpirt të lig.
Fëmijët rumunë mund të shihen duke u veshur si arinjë për të festuar Vitin e Ri, kjo sepse sipas tyre arinjtë janë në gjendje të mbrojnë e shërojnë njerëzit.
Rënia e këmbanave
Disa vende, si Japonia dhe Koreja e Jugut, fillimin e Vitit të Ri e shënojnë me rënien e këmbanave
Në Japoni, këmbanat bien 108 herë, kështu që i gjithë vendi kaplohet nga një zhurmë e madhe.
Hedhja e mobiljeve të vjetra
Në Johanesburg të Afrikës së Jugut, njerëzve u pëlqen ta nisin Vitin e Ri me gjëra ta reja.
Ata e bëjnë këtë duke hedhur mobiljet e vjetra nga dritarja.
Ecja me valixhe bosh
Në disa vende të Amerikës së Jugut, mund të shohësh disa njerëz natën e Vitit të Ri duke ecur vërdallë me një valixhe bosh.
Disa besojnë se të bësh atë që quhet “shëtitje me valixhe” do të thotë se mund të të pres një vit me plot aventura.
Gostia me shampanjë
Tradita e festës së Viti të Ri tek francezës është që të ngrenë dolli me shampanjë.
Kjo pastaj shoqërohet me vallëzime dhe zgjedhje ushqimesh të ndryshme.
Pastrimi i shtëpisë
Në Porto Rikon është zakon të fillojmë vitin duke pastruar gjithë shtëpinë. Ideja pas saj është e thjeshtë “dil me të vjetrën, fut me të renë”.
Sipas tyre, nëse Viti i Ri fillon me pastëri, kështu do të vazhdojë./Klankosova.tv
Të tjera
-
Krasniqi: Mërgata e gatshme të kontribuoj për fitoren e LDK-së
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, sot gjatë dit...
-
Dy të lënduar nga një aksident në Klinë, njëri nga ta po trajtohet në QKUK
Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugë...
-
Mbërrin në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua para një viti në Serbi
Ka mbërritur në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Da...
-
Për dy ditë 144 aksidente, shoferëve u bëhet thirrje për kujdes
Dy ditët e para, në komunikacionin rrugor, nuk rezultuan të mbara. Për 48 or...
-
Video e Von Der Leyen me hartën evropiane pa Kosovën, BE: E larguam sapo e morëm vesh
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, më 1 janar kishte pub...
-
Mbi tri orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë
Përfundimi i festave të fundvitit ka bërë që kufijtë tokësorë të vendit t...
-
Fundjava sjell shiun e borën
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kush...
-
Një muaj paraburgim për vjehrrin që dyshohet se e ngạcmoi renë në Gjilan
Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji...
-
Osmani me vajzat viziton Kullën e Konferencës së Bujanit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se gjatë ditës së djeshme, bashkë...
-
Pas trupave amerikane, në Veri patrullojnë edhe ushtarët polakë, KFOR jep detaje
Më 1 janar të vitit 2025 në Veri të Kosovës kanë patrulluar forcat amerik...
-
Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren do të kompensohen, 7 ditë afat për parashtrim të kërkesave
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se banorët e d...
-
Kurti: 2024-ta është certitikata e suksesit e Ibër-Lepencit, vitin pritet ta përmbyll me rreth 1.6 milion euro fitim neto
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se viti 2024 është “certifikata e suksesit”...