Lajme

Pasojat e propagandës serbe me Surinamin

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 02 November 2017

Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare thonë se njohja në asnjë rrethanë nuk mund të tërhiqet, madje as në rastet më ekstreme kur vendet futen në luftë mes vete

Mirëpo, sipas tyre, kjo propagandë që po bëhet nga Serbia kinse shteti i Surinamit e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës mund ta stopojë procesin e njohjeve nga shtetet tjera, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Shteti i Surinamit nuk mund ta tërheqë njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu siç po pretendon shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, pasi që, sipas së drejtës ndërkombëtare, shteti që e njeh një shtet tjetër në asnjë rrethanë nuk mund ta tërheqë njohjen.

-Advertisement-

Kështu vlerësojnë ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se njohja ndërkombëtare nuk mund të tërhiqet as në rastet më ekstreme, siç është futja në luftë e dy shteteve.

Megjithatë, njohësit e së drejtës ndërkombëtare kanë thënë për “Zërin” se propaganda e tillë që po bëhet nga Serbia ndaj shtetit të Kosovës do të mundë të ndikojë negativisht në sigurimin e njohjeve tjera për vendin.

Derisa në Ministrinë e Jashtme të Kosovës (MPJ) kanë thënë për “Zërin” se deri më tash nuk kanë pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me atë se Surinami ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë deklaruar se MPJ-ja duhet të raportojë para

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera