(Pa)siguria e shqiptarëve të veriut në zgjedhjet e 23 prillit

Autori: Gazeta inFokus
21:11 | 11 April 2023
Kelmendi, Boletini dhe Zhazha, janë tre fshatrat që i përkasin komunës së Zveçanit. Banorët e tyre tregojnë se ndjehen të lënë anash prej institucioneve vendore, derisa thonë se po ashtu se ndihen jo të sigurt që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit. Kjo pasiguri ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit atje.
Pavarësisht që Kelmendi bashkë me dy fshatra të tjerë Boletinin edhe Zhazhën, i përkasin komunës së Zveçanit, janë të populluar me banorë shqiptarë. E jeta e këtyre shqiptarëve këtu është e lidhur me urbanizmin e jugut të Mitrovicës.
Çdo herë kur dikush në familje ka nevojë për barna, Ramadani Kelmendi në këmbë nga fshati Kelmend bënë rrugë deri në Mitrovicën e Jugut për të shkuar në barnatore.
“Gati na e kanë kthyer shpinën institucionet. Pika e parë, një katund që s’ka siguri me shkua në qytet, p.sh. unë jam duke shkuar me i ble barnat për nënat, nuk kam siguri të shkoj, por duhet me shkua”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Ramadan Kelmendi – banor i fshatit Kelmend.
Aktualisht këto fshatra janë të qeta e zhurma e vetme e këtyre ditëve janë cicërimat e zogjve.
Por, banorët e kësaj pjese nuk presin qetësi në ditët në vazhdim para zgjedhjeve të 23 prillit.
“Sivjet është diçka tjetër. Sivjet po e shoh se edhe ata që kemi qenë komisionerë nëpër zgjedhje jemi të pasigurt me marrë pjesë në këto zgjedhje”, ka deklaruar Kelmendi.
E kjo pasiguri duket vjen si pasojë e zhvillimeve që kanë ndodhur kohëve të fundit në veri të vendit.
“Por duke i marrë parasysh që kanë ndodhur shumë raste përpara nëpër territorin tonë, rrugës na kanë maltretu nga pak. Na kanë gjuajtur e na kanë rreh kapak, por nuk ka marrë askush asnjë lloj iniciative”, ka thënë ai.
Në zgjedhjet e 23 prillit pjesëmarrëse nuk do të jetë Lista Serbe, e cila ka qeverisur për shumë vite në katër komunat e veriut të Kosovës.

Të tjera
-
Ndryshon orari i tarifës së ulët të rrymës në Kosovë, nga nesër deri më 30 shtator
Ndërrimi i orës, ka ndryshuar edhe orarin e tarifës së ulët të rrymës. ...
-
Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përjashtoi mund...
-
Osmani kujton mạsạkrat e Pastaselës dhe Burimit, kërkon drejtësi për viktimạt
Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e 26-të të masakrës në Pa...
-
Vetëm në shkurt u regjistruan 1,018 ndërmarrje të reja, por ja sa u shuan
Në muajin Shkurt 2025 gjithsej janë regjistruar 1,018 ndërmarrje të reja. Ndë...
-
Haradinaj, nderon martirët e Pastaselit dhe Burimit: Gjạku i tyre nuk u derdh kot
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar ku...
-
Marine le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së
Udhëheqësja e Tubimit Kombëtar Francez, Marine Le Pen, është shpallur fajtore...
-
Njohësit e energjetikës: Kosova s’ka politika strategjike për energjinë
Është mbyllur afati i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për dërgimin e kome...
-
Mạsạkra e Pastaselit, Haxhiu: Serbia nuk po i dorëzon kriminelët
Në Pastasel të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar në 26 vjetorin e rënies ...
-
Pas vizitave në Kosovë dhe Serbi, Sorensen shkon në NATO
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, do të zhvill...
-
Trump po e kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” – çfarë do të thotë kjo?
Të dielën, Donald Trump kërcënoi me “tarifa dytësore” ndaj Rusisë nëse ajo nu...
-
BBC: Gjermania po përgatitet për luftë
Ushtria gjermane, Bundeswehr, kohët e fundit mori një nxitje për një rritje m...
-
Muharremi Kurtit: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur e fut kokën nën dhe e nuk e flet një fjalë për hallet e popullit
Shenoll Muharremi i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas post...