Pasi u kthye nga Ukraina, Avdullah Hoti ka një ultimatum për qeverinë Kurti
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/01/00689880-dc75-419e-be10-a9fba0fabaff_cx0_cy3_cw92_w1023_r1_s-852x460.webp)
Autori: Gazeta inFokus
11:32 | 28 January 2022
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar urgjentisht nga qeveria e Kurti që të ndryshohet vendimi për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.
Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se këto ditë ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova për vendimin e institucioneve vendore.
Me pas deputeti i LDK-së e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës.
“Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë.
Lëvizjet ditore nga Presheva në Gjilan, apo nga Kukësi në Prizren, janë sikur lëvizjet nga Prizreni në Gjakovë apo nga Gjilani në Ferizaj. Prandaj, çdo vendim që merret duhet parë si ndikon në jetën e qytetarëve andej kufirit, sepse e kemi obligim shtetëror.
Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës.
KY VENDIM DUHET TË NDRYSHOHET MENJËHERË”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Kujtojmë se Avduall Hoti para dy ditëve ishte në Ukrainë për të shënuar Ditën e Përkujtimit të Holokaustit./Gazeta inFokus/
go
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/artikull-1.png)
Të tjera
-
Përditësimi i fundit nga KQZ-ja: Numërohen 78% e vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më sot (18 shkurt) ja...
-
Haradinaj takohet me Hargreaves, flasin për Planin Aksional për Anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë...
-
Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në New York organizon pritje për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka ka organizuar ...
-
VOA: Udhëheqësit evropianë në bisedime pas sinjaleve amerikane për një realitet të ri
Udhëheqësit evropianë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm të hënën në Paris,...
-
Kurti: e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se e-Kosova tani është e...
-
Ambasadori britanik viziton KQZ-në
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi sot Komisionin Qe...
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë përgjatë vijës kufitare në veri
Ushtarët amerikanë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFO...
-
Misioni i ShBA-së në NATO: Përpjekja e ushtarëve tanë për një mjedis të sigurt në Kosovë vazhdon
Misioni i SHBA-së në NATO i ka kushtuar një shkrim përvjetorit të pavarësisë ...
-
QKUK njofton se gjatë vitit 2024 mbi 193 mijë pacientë kanë marrë shërbime radiologjike
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se gjatë vitit 2024, mbi 1...
-
Specialja nuk flet rreth gjendjes shëndetësore të Thaçit: S’komentojmë për shkak të privatësisë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ishte prezent në seancën e sotme ...
-
Gjenerali në pension Ante Gotovina: Jetojmë në kohë të çuditshme, lutemi për paqe por përgatitemi për luftë
Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviç u betua për mandatin e ti...
-
Rohde thotë se Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë: Kërkoi vota për Listën Serbe
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një shkrimi në rrjetet social...