Lajme

Pasi i përfundon mandati si shef i NATO-s, Stoltenberg do të punësohet në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 13 September 2024

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë kryetari i ri i Konferencës së Sigurisë së Munichut (MSC), Gjermani.

Ish-kryeministri norvegjez do të vendoset në krye të këtij institucioni kyç transatlantik në një kohë shqetësimi të shtuar mbi drejtimin e luftës në Ukrainë dhe të ardhmen e NATO-s pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, thotë një burim për politico.

Në krye të Konferencës së Sigurisë së Munichut, 65-vjeçari do ta pasojë Christoph Heusgenin, diplomatin gjerman që drejtoi konferencën në dy vitet e fundit, duke filluar nga shkurti i vitit 2025.

-Advertisement-

Ish-kryetari për një kohë të gjatë, Wolfgang Ischinger do të mbetet kryetar i Këshillit të Fondacionit të Konferencës së Sigurisë së Munichut.

Që nga themelimi i saj në vitin 1963 nga një ish-oficer i Wehrmacht-it dhe anëtar i rezistencës gjermane, MSC është bërë një takim kyç në nivel ndërkombëtar – siç vizitorët e quajnë me shaka “Davosi me armë”.

Ndryshe, Stoltenberg ka qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2014.

Ai do të zëvendësohet në këtë rol nga ish-kryeministri holandez, Mark Rutte më 1 tetor të këtij viti. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera