Rozë

Pasi Donaldi tha jam ‘single’, Semi e nervozuar: Pse e puthe Borën?

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 21 November 2021

Donaldi iu ka kërkuar pasditen e djeshme banorëve që të mos vazhdojnë me etiketimet si i dashuri i Borës pasi në lojë ka hyrë vetëm dhe vazhdon të luajë si i tillë.

Por reagimin më të fortë për këtë deklaratë e dha Semi, shoqe e ngushtë e Bora Zemanit, prej 15 vitesh. “Nëse je single, pse e puthe atë natë? Keq bëre që e puthe. Tentove ta puthje, e puthe e pastaj thua jam single”, tha Semi e acaruar.

“Kam 6 muaj që jam i ndarë. Nuk je në kokën time”, ia ktheu Donaldi gjatë diskutimit.

-Advertisement-

Ndërsa Semi vazhdoi t’i kërkojë që të bëjë kujdes me deklaratat sepse ajo është person publik.

Ndërsa Donaldi vazhdon të jetë i vendosur që deri në momentin kur ai do sqarohet jashtë shtëpisë e konsideron veten vetëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera