Lifestyle

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2020, ja ku rënditet Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 08 January 2020

Në mënyrë surprizuese vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione.

Në vendin e tretë renditet Korea e Jugut me 189 destinacione. Vendi i preferuar i shqiptarëve, Gjermani rënditet e treta gjithashtu me 189 destinacione. Fqinjët e Italisë rënditen në vendin e 4 me 188 destinacione. SHBA dhe Britania e Madhe rënditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione.

Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione. Të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë. Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bonje dhe Hercegovina rënditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.Ndërsa Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione.

-Advertisement-

Në vendin e fundit rënditet Afganistani me 26 destinacione.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera